Site icon Telegrafi

Erling Haaland dhe Kyle Walker u kacafytën me stafin e Arsenalit pas humbjes dramatike në “Emirates”

Dy yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe Kyle Walker, u përplasën me stafin e Arsenalit në “Emirates” pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

Manchester City humbi me rezultat 1-0 ndaj Arsenalit, pas një goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Gabriel Martinelli.

Kamerat e ndeshjes kapën Haaland dhe Walker duke u grindur me disa anëtarë të stafit të trajnerëve teksa po merrnin rrugën drejt tunelit.

Pamjet treguan se kishte debate dhe disa shtyrje mes norvegjezit dhe trajnerit portierëve ​​të Arsenalit, Nicolas Jover, i cili dikur punonte për Citizens.

Lexo po ashtu Arsenal arrin fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier pas tetë vitesh

Incidenti ndodhi pranë tunelit dhe Walker luajti rolin e ‘paqeruajtësit’ duke u kujdesur që situata të mos përshkallëzohej më tutje./Telegrafi/

 

Exit mobile version