Danimarka ka marrë pikët e para në Kampionatin Botëror Rusia 2016.

Kombëtarja evropiane me shumë mund mposhti Perunë me rezultat minimal 1-0.


Amerikano latinët patën rastin fillimisht të kalonin në epërsi por dështuan nga pika e bardhë për t’ia mundësuar Yussuf Poulsenit që me golin e tij t’i japë tri pikë danezëve.

Mesfushori kryesor i Danimarkës, Christian Eriksen ka thënë se nuk janë në formën e tyre më të mirë.

“Tri pikët e fituara ndaj Perusë ishin të arta, pasi nuk luajtëm mirë dhe jam i kënaqur për fitoren”, tha Eriksen.

GettyImages 976245998 1 (Getty Images)

“Ne nuk jemi në formën tonë më të mirë, ndërsa Peru na vështirësoi shumë punët pasi luajti bukur”, u shpreh mesfushori.

Ylli i Tottenham Hotspur në fund deklaroi se në Kampionatin Botëror rezultati është më i rëndësishëm se loja e bukur.

“Në Kampionatin Botëror më i rëndësishëm është rezultati se loja e bukur, edhe pse ne mund të luajmë edhe më mirë”, u shpreh Eriksen.

Danimarka është në Grupin C së bashku me Perunë, Francën dhe Australinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app