Erik Ten Hag do të ketë dy ndeshje për të shpëtuar punën e tij në Manchester United, me holandezin që është në presion pas një fillimi të dobët të sezonit 2024/25. Fushata e Man United shkoi keq e më keq të dielën falë humbjes 3-0 në shtëpi ndaj Tottenhamit në Ligën Premier. Shumë tifozë më pas kërkuan që Ten Hag të shkarkohej, me ekipin që zbret në vendin e 12-të në tabelë. 

Erik ten Hag Manchester UnitedSunSport shkruan se ai do të mbetet në krye dhe ndeshjet vendimtare për të janë të kësaj jave kundër Portos dhe Aston Villas.


 Man Utd do të përballet me gjigantët e portugez, Porton në Ligën e Evropës të enjten. Ata morën vetëm një pikë kundër skuadrës holandeze FC Twente javën e kaluar në një paraqitje zhgënjyese në “Old Trafford”. 

ten hag 3Man United më pas do të përballet me Aston Villan jashtë fushe të dielën - një ndeshje që duhet fituar.

 Megjithatë, Ten Hag do të jetë pa kapitenin Bruno Fernandes dhe potencialisht mesfushorin Kobbie Mainoo. /Telegrafi/  

telegrafi sport app