LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Urdhri për vrasjen e Khashoggi erdhi nga qeveria saudite

Erdogan: Urdhri për vrasjen e Khashoggi erdhi nga qeveria saudite

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë për të përditshmen Washington Post se urdhri për të vrarë gazetarin Jamal Khashoggi, erdhi nga “nivelet më të larta të qeverisë saudite”.

Erdogan ka thënë se nuk beson që mbreti Salman ishte i përfshirë në vrasje. Gjithashtu nuk ka pranuar ta akuzojë drejtpërsëdrejti ndonjë princ saudit, shkruan Euronews.

“Ne e dimë se autorët gjenden në mesin e 18 të dyshuarve që janë arrestuar në Arabinë Saudite”, ka thënë Erdogan.


“Ne gjithashtu e dimë se këta individë erdhën për të kryer urdhrat e tyre. Vrisni Khashoggin dhe largohuni. Në fund, ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggin erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite”.

Gazetari saudit, Jamal Khashoggi, i cili ka qenë punonjës i Washington Post, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor të këtij viti.

Fillimisht qeveria saudite ka insistuar se Khashoggi është larguar nga konsullata. Ndërsa më vonë ka deklaruar se gazetari ka vdekur brenda konsullatës pasi që ishte përfshirë në një përleshje.

Për t’u informuar më shumë rreth vdekjes së dyshimtë të gazetarit saudit, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori