Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit francez, Emmanuel Macron, se operacioni i ushtrisë turke brenda Sirisë me qëllim të pastrimit të “elementeve terroriste”, nuk është konceptuar për të marrë përjetësisht territorin sirian.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, ka raportuar më 3 shkurt se Erdogani i ka thënë Macronit në një bisedë telefonike, se Turqia “nuk e ka syrin në territor të ndonjë shteti tjetër”.
Më 20 janar, Turqia ka nisur një operacion tokësor dhe ajror kundër anëtarëve të Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në rajonin Afrin të Sirisë që kontrollohet nga kurdët.
Ankaraja ka thënë se forcat e saj janë përkrahur nga Ushtria e Lirë Siriane (FSA), e cila synon ta rrëzojë nga pushteti, presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Turqia e akuzon YPG-në, se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila ka zhvilluar kryengritje në juglindje të Turqisë për më shumë se 30 vjet.
Po ashtu, PPK-ja njihet edhe si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Mirëpo, aleatët perëndimorë të Turqisë kanë punuar ngushtë me luftëtarët e YPG-së në betejën kundër ekstremistëve të grupit militant, Shteti Islamik, dhe nuk e konsiderojnë atë grup terrorist.
Macron ka thënë javën e kaluar në një intervistë, se Franca do të përballej me “problem real” nëse fushata turke do të rikthehej në “operacion pushtues”.
Pas deklaratave të liderit francez, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se Franca nuk ka të drejtë “të na jap mësime” në operacionin jashtë kufijve, duke cituar historinë koloniale të Francës.
Këto komente kanë ardhur në mesin e raportimeve se shtatë ushtarë turq janë vrarë më 3 shkurt në përplasjet kundër luftëtarëve kurdë në Siri.
Portali kurd i lajmeve, Rudaw, ka cituar ushtrinë turke të ketë thënë se pesë ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi në një tanke turke. Dy të tjerë janë vrarë më herët gjatë ditës në përleshje të ndara.
Nëse konfirmohet, vdekjet do të dërgonin në 14 numrin e ushtarëve turq të vrarë gjatë operacionit në rajonin Afrin.
Në anën tjetër, Qeveria turke ka kundërshtuar një raport nga organizata “Human Rights Watch” më 3 shkurt, se rojet kufitare turke janë duke shtënë në mënyrë indirekte dhe janë duke kthyer me forcë azilkërkuesit që po tentojnë të kalojnë në Turqi.
Zëdhënësi i Erdoganit, Ibrahim Kalin, u ka thënë gazetarëve se ushtarët turq janë aty për të mbrojtur këta persona dhe se Ankaraja ka pasur “politikën e dyerve të hapura”, që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensku-jd-vance-380x233.jpg)
Zelensky takohet me JD Vance – presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-380x233.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![JD Vance kritikon lirinë ‘e tepruar’ në Evropë – godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-380x233.jpg)
JD Vance kritikon lirinë ‘e tepruar’ në Evropë – godet Britaninë dhe Gjermaninë
![Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-21-e1739549824849-780x439.jpg)
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes
![Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-putin-780x439.jpg)
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht
![JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jd-vance-munich-security-conference-780x439.jpg)
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-11-780x439.png)
"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut
![Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_30-4-780x439.png)
Zelensky ngre alarmin: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm
![Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_31-5-780x439.png)
Po digjte Kuranin jashtë konsullatës turke në Londër, sulmohet me shkelma nga një kalimtar - publikohen pamjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim