Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, së fundmi është kthyer në një intervistë pas më shumë se shtatë vitesh.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ndërkohë që ka zbuluar gjëra të shumta rreth karrierës vendore e ndërkombëtare.


Megjithatë, artistja nuk i ka shpëtuar as pyetjeve rreth jetës private nëse është në një lidhje dashurie.

Screenshot 1 74 Era Istrefi (Foto: Screenshot/YouTube)

Krijuesja e hitit “Bebe” ka thënë se momentalisht është beqare ndonëse nuk dha më shumë detaje për fansat e publikun.

E njëjta gjithashtu është rikthyer edhe pas një kohe të gjatë me këngë në shqip dhe këtë periudhë solli dy projekte: “Bebe” dhe “TKRKT”.

Screenshot 2 53 Era Istrefi (Foto: Screenshot/YouTube)

Era ndërkaq në po të njëjtin program ka prezantuar edhe këngën e radhës që titullohet “Albana”.

Krahas kësaj, Istrefi ka nisur edhe turneun e verës përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/