LAJMI I FUNDIT:

Episodet raciste në ndeshjen Hungari-Angli, Gareth Bale thotë se këto vende duhet të dënohen ashpër nëse përsërisin gjeste të tilla

Episodet raciste në ndeshjen Hungari-Angli, Gareth Bale thotë se këto vende duhet të dënohen ashpër nëse përsërisin gjeste të tilla

Sulmuesi dhe kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, në një konferencën e fundit  për shtyp, ka qenë shumë i ashpër, duke kërkuar që hetime për racizëm të mos zgjatin shumë dhe të veprohet me dorë të ashpër ndaj atyre shteteve që tifozët e tyre bëjnë këtë gjë.

Anglia fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Hungarisë si mysafirë, por incidentet me bazë racore ishin ato që tërhoqën më shumë vëmendjen.

FIFA ka nisur menjëherë një hetim ndaj Hungarisë dhe Federatës vendase të futbollit mbi organizimin e ndeshjes, por Bale kërkon që vendimi të merret shpejt dhe të ketë masa të forta, pasi ky është një rast i përsëritur për këtë vend.


“Nuk e di pse bëhen hetime të tilla, që zgjasin pa fund dhe asnjëherë nuk japin dënimin e duhur. Ato që ndodhën në Hungari u panë nga të gjithë dhe nuk ka nevojë për hetime të thelluara”.

“Unë mendoj se duhet të merren masa ndaj tifozëve racistë dhe nëse kjo nuk jep rezultat, të pezullohet edhe vendi që ata përfaqësojnë, pasi kështu mund t’u djegë dhe të tregohen më të kujdesshëm”, ka thënë Bale.

Kapiteni i Uellsit ka shtuar se nëse një shok i skuadrës së tij ngacmohet në baza racore, atëherë nëse ai vendos ta lërë ndeshje edhe Bale do ta bëjë të njëjtën gjë.

“Nëse ndonjë nga shokët e mi të skuadrës preket nga episode të tilla dhe kërkon largimin nga fusha, unë do ta ndjek pas në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori