LAJMI I FUNDIT:

Epilogu i protestës në Mushtisht: 24 të arrestuar, katër policë dhe disa protestues të lënduar

Epilogu i protestës në Mushtisht: 24 të arrestuar, katër policë dhe disa protestues të lënduar

24 protestues të arrestuar, katër policë janë lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këto raportohet të jenë pasojat e protestës së sotme në Mushtishtë të Suharekës.

të lënduar lehtë ka pasur edhe nga ana e protestuesve, për të cilët Policia thotë se janë lënduar nga vetë protestuesit duke gjuajtur në drejtim të policëve.

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha se qëllimi i Policisë ka qenë të lirohet rruga, dhe sipas tij, ata kanë arritur ta lirojnë atë, por kanë qenë serbët që vullnetarisht kanë kërkuar të mos hyjnë në fshat për shkak se kanë konsideruar se janë vonuar në pritje, transmeton KP.


Policia në këto momente kanë nisur të tërhiqen nga fshati, ndërkohë edhe protestuesit janë duke u shpërndarë. Protesta ka qenë e dhunshme.

Kujtojmë se nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm banorët e fshatit Mushtisht, të komunës së Suharekës protestuan kundër ardhjes së serbëve në këtë fshat, të cilët kishin paralajmëruar pjesëmarrje në një festë fetare. Raportohet se serbët kanë vendosur të largohen dhe janë nisur për të shkuar në Manastirin e Zoçishtës në komunën e Rahovecit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori