Ambasadori amerikan, Greg Delawie ditë më parë paralajmëroi se raundi final i dialogut Kosovë-Serbi do të filloj shumë shpejt. Ambasadori Delawie, tutje theksoi se vitit 2018 duhet të jetë vit i suksesit të dialogut.
Lidhur me këtë mesazh të Delawie, Labinot Greiçevci drejtor i Institutit “Ridea”, ka thënë për Telegrafin se ky mesazh është në vazhdën e mesazheve të diplomatëve dhe politikanëve tjerë perëndimor se 6-9 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për të ardhmen e marrëveshjes ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pra, pritjet janë që mund të ketë një marrëveshje brenda periudhës së mësipërme kohore, edhe pse kjo duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjes mund të shkoj mbase edhe deri në 12 muaj”, ka thënë Greiçevci.
Sa i përket epilogut të këtij dialogu, Greiçevci shtoi se ka përshtypjen se mund të manifestohet në disa forma të ndryshme.
“E para, që mos të ketë marrëveshje ndërmjet palëve dhe të vazhdoj statu-kuoja ose njëra palë të pranoj marrëveshjen dhe pala tjetër ta refuzoj; e dyta, një tjetër epilog mund të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, u shpreh Greiçevci për Telegrafin.
Greiçevci më tej ka theksuar se versioni i parë i këtij epilogu, që do të ishte ideal mund të rezultoi me njohje reciproke.
“Një version më realist i këtij epilogu, megjithatë, përfshin nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në të cilën Serbia pranon shtetësinë e Kosovës, duke përfshirë të drejtën e saj për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare (OKB, në radhë të parë), por pa njohur formalisht pavarësinë e saj. Kjo në masë të madhe do të varet nga aftësia e BE-së për të ushtruar presion në të dy palët dhe të ofroj shpërblime në formën e udhërrëfyesve konkret dhe afateve kohore precize për anëtarësimin në BE në këmbim të bashkëpunimit dhe kompromiseve të tyre”, tha Greiçevci.
Ai ka shtuar se Kosova duhet të kërkojë një marrëveshje të normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke me Serbinë dhe se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme se anëtarësimi në OKB nuk ka të ngjarë të garantohet në këto negociata, e aq më pak në formatin aktual, prandaj njohja reciproke është fundamentale.
Në anën tjetër, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se ka një presion ndaj të dy palëve për te ecur përpara në negociata dhe për të përmbyllur këtë proces 7 vjeçar të dialogut.
“Mbetet të shihet nëse kjo do mund te arrihet këtë vit. Mbetet shumë e qartë që perspektiva evropiane e të shteteve lidhet drejtpërdrejt me këtë proces, BE e ka thënë qartë që nuk do të pranoj shtete me çështje dhe konteste të hapura fqinjësore siç u rikonfirmua dhe në Samitin e Sofjes. Andaj çështjet e hapura në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllen sa më parë, natyrisht me njohje reciproke dhe rrugëtim të qartë euro-atlantik”, ka theksuar Krasniqi.
Ajo ka vlerësuar se SHBA-të duhet që në fazën e ardhshme të dialogut të jenë pjesë e tryezës së diskutimeve, shtet me mbështetjen e të cilit Kosova është shpallur shtet dhe ka vazhduar rrugëtimin e saj të konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar.
“SHBA-të duhet të ofrojnë garanci edhe për marrëveshjen përfundimtare që do arrihet në mes palëve”, tha Krasniqi.
Krasniqi tutje shtoi se dialogu në mes palëve është duke kaluar në fazën finale ku pritet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
“Ky proces duhet të zhvillohet mbi bazën e një konsensusi të brendshëm politik i cili artikulon qartazi dhe në mënyrë unike qëndrimin shtetëror të Kosovës duke definuar qoftë ekipin negociues, temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, mekanizmat zbatues, garancat ndërkombëtare dhe mbi të gjitha pritshmëritë nga ky proces. Të gjitha institucionet e vendit duhet të luajnë rolin e tyre kushtetues ku transparenca, gjithpërfshirja dhe bashkërendimi institucional duhet të karakterizojnë këtë proces në çdo hap. Vetëm në këtë mënyrë ky proces mund të mbroj interesat shtetëror të Kosovës”, u shpreh Krasniqi.
Ajo theksoi se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja reciproke, anëtarësimi i Kosovës në OKB, njohja nga 5 shtetet jo njohëse të BE-së dhe perspektiva e qartë evropiane.
“Pala kosovare duhet ta bëj të qartë që në këtë proces nuk do të cenohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës si dhe do të ruhet funksionimin unitar kushtetues i Kosovës”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje