LAJMI I FUNDIT:

Entuziazëm i madh në Uells për Kupën e Botës, Bale: Edhe shkollat do të mbyllen kur do të luajmë ne

Entuziazëm i madh në Uells për Kupën e Botës, Bale: Edhe shkollat do të mbyllen kur do të luajmë ne

Kombëtarja e Uellsit ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror pas plot 64 viteve pritje.

Në fakt për Uellsin kjo është hera e dytë që marrin pjesë në një Botëror, pasi më parë kishin luajtur në vitin 1958.

Britanikët në atë kohë kishin kaluar grupet dhe kishin arritur deri në çerekfinale për tu eliminuar nga Brazili.


Të udhëhequr nga legjenda Gareth Bale, Uellsi synon të bëj një tjetër paraqitje të suksesshme në Botëror.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ka thënë se e ka ëndërruar këtë moment që nga mosha e re.

“Kur isha fëmijë, ëndërroja ta shihja Uellsin të luante në një Kupë Botërore dhe të isha pjesë e atij ekipi. Ëndrra është realizuar, është e pabesueshme dhe jam krenar që luaj për vendin tim”, tha Bale.

Tutje sulmuesi anësorë foli edhe për atmosferën që është në Kombëtare, derisa tha se presin të arrijnë suksese.

“Tani jem në qiellin e shtatë dhe natyrisht marrim mesazhe nga miqtë tanë. Shohim që ka pritshmëri të mëdha te gjithë uellsianët”.

“Flamujt e vendit tonë janë vendosur nëpër dritare, ka njerëz që ecin me fanella të kombëtares. Tani jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë”.

“Shkollat do të mbyllen kur të luhen ndeshjet tona, do të jetë një moment vërtet i madh në historinë tonë, dhe shpresoj se do të argëtohemi”, deklaroi Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori