Në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte Enis Zabërgja.

Ish-lojtari ka folur për shumë gjëra, ndër to edhe për një kontratë marramendëse që kishte marrë, por edhe një veturë dhuratë.


“Është e vërtetë që kur kam qenë tek Hysim, ma kanë blerë një veturë në sezonin 2009/10”, ka zbuluar fillimisht Zabërgja.

“Ka qenë një Land Rover, bile bëshin humor që kur të mbes pa pare që mos ta shes veturën”.

“Në atë kohë ka pasur kontrata shumë të majme...”, ka zbuluar më tej ish-lojtarin edhe për kontratën që kishte marrë.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app