Ferizaj ka njoftuar se Enis Bardhi ka zhvilluar një vizitë në ambientet e tyre, derisa kishte shikuar edhe nga afër ndeshjen me Fushë Kosovë ne Ligën e Parë të Kosovës.
Kjo vizitë u bë edhe për shkak që vëllai i tij, Behari, luan për klubin ferizajas, duke i nderuar ata me këtë vizitë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë (pa ndërhyrje) të Ferizajt në Facebook:
Enis Bardhi vizitoi klubin tonë!
Futbollisti Shqiptar, Enis Bardhi, sot ka vizituar klubin tonë, vendin ku po luan vllau i tij Behar Bardhi, ai shikoi nga afër ndeshjen kundër KF Fushë Kosovës, ku dhe kaloi disa qaste të bukura me skuadrën tonë.
Bardhi në fund i urojë klubit tonë rikthimin në superligë, duke na dëshiruar shumë suksese në vazhdim! /Telegrafi/