Eni Tare është banori i radhës që është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Ai qëndroi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pak ditë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë më i qetë sa i përket lojës.
I njëjti ishte në garë me konkurrentët: Olta Gixhari, Krist Aliaj si dhe Olta Gixharin.
Ndërkohë, janë bërë një muaj që nga fillimi i spektaklit dhe deri më tani ka pasur momente e situata të ndryshme.
Ata garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, gjersa këtë javë humbën edhe dhjetë mijë euro nga çmimi final.
Kjo pasi liruan nga izolimi Efin dhe Luizin, të cilët po qëndronin në një dhomë vetëm pasi dolën fitues të “The Voice of Big Brother”. /Telegrafi/