Abdullah Mëziu nga fshati Morinë i komunës së Skenderajt, ka ndërtuar një sistem të thjeshtë me panele solare (diellore).
Pllakat me sipërfaqe prej 6 metrash katrorë, të cilat i kanë kushtuar vetëm 420 euro, i ka vendosur në një mekanizëm në formë parabolike, në një qosh mbi çatinë e shtëpisë. Mekanizmi, i cili prodhon energji termike me kapacitet prej tre kilovatësh (3kWh), funksionon me një elektromotor dhe me senzorë që përcjellin rrezet e diellit.
Mëziu, i cili ka dy vjet që ka lidhur bojlerin e ujit me sistemin solar termik, thotë se për ngrohjen e ujit, energjinë elektrike e shfrytëzon vetëm dy muaj, gjatë gjithë vitit.
“Nxehtësia, e cila vjen nga rezervuari kryesor që ngrohet nga sistemi solar, ajo nxehtësi, vjen – pra uji i nxehtë vjen dhe futet në bojler. Pra, në vend se të futet uji i ftohtë do të futet uji i ngrohtë dhe për shkak se kur futet uji i ngrohtë termostati nuk ka nevojë të ndizet, kursehet rryma si pasojë e ujit të ngrohtë që vjen nga sistemi solar. Do të thotë, bojleri për 10 muaj të vitit nuk ka nevojë të funksionojë fare. Pra, termostati i bojlerit nuk ndizet fare, për shkak se nuk ka nevojë, sepse i vjen ujët e ngrohtë nga lart. Kështu që ky është kursim i energjisë elektrike”, shpjegon ai.
Me dy radiatorë për ngrohje, të vendosur në korridorin e shtëpisë së tij e të lidhur me pllakat solare, ai ka testuar me sukses edhe sistemin për ngrohje, duke shfrytëzuar rrezatimin diellor.
46-vjeçari, i cili ka studiuar Elektroteknikë dhe Fizikë Termodinamike, planifikon që në të ardhmen t’i largojë nga përdorimi lëndët djegëse për ngrohje.
“Nëse çdo ditë do të ketë diell, ose të paktën një ditë po, një ditë jo, atëherë unë nuk do të kem nevojë fare për lëndë djegëse. Do ta rris kapacitetin e sipërfaqes solare, dhe rritja e sipërfaqes solare nënkupton rritjen e kapacitetit të nxehtësisë”, thotë me optimizëm Mëziu.
Pasi kanë parë punën e tij, Mëziu thotë se shumë njerëz janë interesuar që të njëjtin sistem ta kenë në shtëpitë e tyre dhe tashmë ai ka punuar në disa shtëpi tjera.
Ai beson se pozita gjeografike dhe relievi i saj, i japin Kosovës potencial të mjaftueshëm për prodhim energjisë termike nga rrezet e diellit.
“Ne kemi kodra të mjaftueshme të pashfrytëzuara dhe ka mundësi të mbulohet ajo sipërfaqe e pashfrytëzuar nëpër kodra në një periferi të një lagje apoperiferi të një qyteti dhe përmes dy gypave të furnizohet (me ngrohje) tërë lagjja apo tërë qyteti. Kjo është punë që mund të realizohet, përmes gypave të ngrohjes qendrore apo edhe përmes ventilimit”, thotë Mëziu.
Edhe njohësi i fushës së energjisë së ripërtërishme, Hamdi Malushaj, konsideron se Kosova është vend i përshtatshëm për prodhim të energjisë elektrike dhe termike nga ajo solare.
Sipas tij, Kosova hyn në zonën e dytë me potencialin më të madh solar në Evropë.
“Kosova është një vend shumë i përshtatshëm, sidomos me rajonin është gjithsesi i barabartë, mirëpo ka përparësi të relievit gjeografik që është në zonën e dytë me përparësi ndaj Evropës Qendrore, ku kanë pasur shumë sukses investimet dhe instalimet e pllakave fotovoltaik (photovoltaic) dhe atyre të prodhimit të energjisë termike”, shpjegon Malushaj.
Duke iu referuar analizave dhe studimeve nga institucione të ndryshme relevante të fushës, Malushaj thotë se Kosova ka një mesatare të mirë të ditëve me diell brenda një viti.
“Kosova ka dikur 250 ditë me diell (në vit), një mesatare e mirë. I ka diku 1200-1400 vat/orë për metër katrorë prodhim të energjisë nga dielli”, tregon Malushaj.
Ky potencial, sipas tij, nuk është duke u shfrytëzuar për shkak të problemeve që ka Kosova, me rregullativën ligjore në fushën e energjisë.
“Kemi ngecje në marrjen e vendimeve nga institucionet e shtetit, e sidomos nuk është bërë asgjë ose s’di çfarë kanë mundur të bëjnë ose çfarë faze janë për t’u mundësuar investitorëve të vegjël, ekonomitë familjare dhe fabrikat e ndryshme, që do të mund të kontribuonin shumë në këtë fushë. Nuk ka rregullativë ligjore që garanton mundësinë e shitjes apo kyçje në rrjet ose nuk ka rregullativë ligjore që i subvencionon ose s’kemi asnjë vendim që prodhuesit e vegjël mund të merren me këtë punë”, shton ai.
Me gjithë mundësitë, Malushaj vlerëson se Kosova ka mungesë investimesh në fushën e energjisë rigjeneruese.
Ajri i ndotur, i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, si pasojë e djegies së druve, naftës, peletit dhe thëngjillit për ngrohje, është një prej problemeve, me të cilat përballen shumë qytete në Kosovë, gjatë sezonit të dimrit.
Ndërsa, edhe termocentrali me thëngjill, në Obiliq, llogaritet një prej ndotësve të mëdhenj të ajrit në këtë qytezë dhe komunat përreth. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp