Shumë psikologë kanë hequr dorë në interpretimin e ëndrrave, mirëpo ekziston një i cili nuk ka hequr dorë.
Psikologu Ian Wallace ka interpretuar më shumë se 150,000 ëndrra përgjatë 30 viteve praktikë dhe përpiluar një listë me ëndrrat më të shpeshta që i shohim.
Gjetja e një dhome të papërdorur
Çfarë do të thotë: Dhomat në një shtëpi pasqyrojnë aspekte të ndryshme të karakterit tuaj. Prandaj, gjetja e një dhome të papërdorur tregon që jeni duke e zbuluar një talent për të cilin nuk keni qenë në dijeni më herët, transmeton Telegrafi.
Çfarë duhet të bëni: Sa më shumë kohë që shpenzoni duke eksploruar talentet tuaja, aq më shumë do të rriten mundësitë për të hapur dyert në jetën tuaj reale.
Rënia
Çfarë do të thotë: Nëse e ndjeni vetën duke rënë në një ëndërr, atëherë kjo do të thotë se jeni përkushtuar shumë ndaj një situate të caktuar në jetën reale. Duhet të relaksoheni dhe të hiqni dorë nga ajo gjë.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se të brengoseni rreth humbjes së kontrollit, ndonjëherë duhet të keni besim në vetvete dhe nga të tjerët, duke lejuar që çdo gjë të bie në vendin e vet.
Duke fluturuar
Çfarë do të thotë: Nëse e shihni vetën duke fluturuar në ëndërr, kjo do të thotë se e keni liruar vetën nga rrethanat të cilat kanë qenë duke ju mbajtur poshtë në jetën reale.
Çfarë duhet të bëni: Edhe pse mund të duket si ndjenjë e çlirimit, fatit apo koincidencës, kjo ëndërr zakonisht paraqet që veçse keni arritur të liroheni nga vendimet e ndryshme të cilat kanë qenë duke ju mbajtur poshtë, transmeton Telegrafi.
Të zhveshur në publik
Çfarë do të thotë: Ne i zgjedhim rrobat tona për të përfaqësuar një imazh të caktuar te njerëzit që na rrethojnë. Të shohësh vetën lakuriq në publik, do të thotë se keni një situatë në jetën reale që të bën të ndihesh i ekspozuar dhe i prekshëm.
Çfarë duhet të bëni: Edhe pse mund të duket si e turpshme, ndonjëherë thjesht duhet të hapeni para tjerëve që ata t’i shohin talentet tuaja.
Rënia e dhëmbëve
Çfarë do të thotë: Dhëmbët tuaj simbolizojnë sesa keni vetëbesim dhe sa të fuqishëm ndjeheni. Prandaj, rënia e dhëmbëve tregon që një situatë në jetën tuaj është duke ndikuar që vetëbesimi të ju ulet.
Çfarë duhet të bëni: Në vend se ta shihni këtë situatë si diçka për të cilën nuk keni fuqi, thjesht mendoni mirë faktet dhe shikojeni atë si një sfidë, transmeton Telegrafi.
Po të ndjek dikush
Çfarë do të thotë: Ka një problem në jetën tuaj reale që dëshiron të ballafaqohesh me të, mirëpo nuk e din se si.
Çfarë duhet të bëni: Ky problem zakonisht është mundësi e mirë për ju që të ndiqni një ambicie të caktuar personale. Edhe pse mund të duken si të frikshëm, “personat” që po të ndjekin në fakt janë duke të pruar vëmendjen për talentet e pazbuluara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ata gjithmonë mbajnë diçka për vete, njihuni me shenjat më misterioze të zodiakut
E keni bërë gabim, ja sa është sasia e rrobave që duhet të vendosni në makinën larëse
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Beqarë përgjithmonë: Njerëzit me këto karakteristika kanë më shumë gjasa të jenë vetëm në jetë
Largoni bakteret dhe freskoni shtëpinë tuaj, shtoni këtë përbërës në ujin tuaj për pastrimin e dyshemesë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori
Si të kuptoni karakterin e dikujt me vetëm një pyetje
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet