Ishte muaji maj i vitit 2010 kur klubi i Fushë Kosovës ishte përjashtuar nga Liga e Parë për tu dërguar në Ligën e Dytë shkaku i kurdisjes së ndeshjes në atë kohë me Ulpianën (2-1).

Trajneri dhe lojtarët e klubit e kishin pranuar se disa anëtarë të Kryesisë dhe kryetari i Fushë Kosovës kanë kërcënuar se ndeshja duhet të fitohet nga Ulpiana, gjë që kishte ndodhur.


Fushë Kosova mbetet klubi i vetëm që është përjashtuar nga garat për këtë dukuri negative.

51612507 635381473584158 3456493167610691584 n

Pas plot nëntë vitesh përsëri ky klub lidhet me të njëjtin problem edhe pse dukuritë e tilla në futbollin e Kosovës janë prezent, por nuk hetohet dhe nuk dënohen.

Kësaj radhe ndeshje dyshohet se është kurdisur për përfitime materiale pasi ka qenë në baste.

Këtë të hënë është zhvilluar ndeshja mes Trepçës dhe Fushë Kosovës në stadiumin ‘Adem Jashari’.

44279082 945001189020252 96672347964047360 n

Ndeshja u fitua nga Minatorët me rezultat 2-1, por pas ndeshje tifozët vendas akuzuan klubin për kurdisje që të fitohet në baste.

Kjo pasi ndeshja kishte dal në tipin bastoresk (2/1) që është edhe kuota më e madhe.

52788366 177554159874570 6896186145441316864 n

Pjesa e parë u fitua nga Fushë Kosova, ndërsa në pjesën e dytë Trepça e ktheu ndeshjen.

Trepça që është një nga klubet më të mëdha në vend, ka vite që ndodhet mes Ligës së Parë dhe Superligës, duke dështuar në organizim dhe shumë gjëra rreth klubit.

Se kjo ndeshje ‘mban erë’ tregon edhe fakti që Komisioni i Garave i Ligës së Parë të Kosovës në futboll e vendosi takimin me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Fushë Kosovës, pasi Trepça kishte ‘gabuar’ duke e futur në lojë një lojtar pa të drejtë loje.

lis

Lojtari Valmir Azemi është aktivizuar në lojë edhe pse ka qenë i suspenduar, duke i mundësuar kështu Fushë Kosovës të drejtën e ankesës dhe mundësisë së fitores në tavolinë.

Zyrtari i FFK-së për Integritet, Ejup Osmani, lidhur me këtë ndeshje,  i cili ka deklaruar se FFK-ja ka mbledhur të gjitha informacionet rreth kësaj ndeshje dhe tashmë çështja ka kaluar në organet shtetërore.

30706527 10156309999959640 516691012454711296 o

“Sa i përket anës tonë (Federatës së Futbollit) kemi mbledhur të gjitha informacionet që na janë dashur dhe tashmë çështja ka kaluar në organet shtetërore, të cilat kanë nisur procedurat e tyre. Ne nuk kemi të bëjmë me hetime, prokuroria e shtetit do të merret me këtë ndeshje”, ka thënë Osmani për Insportin.

Edhe prokuroria është deklaruar në lidhje me rastin duke thënë që është në hetim nga policia. /Telegrafi/

telegrafi sport app