Mësimi ka filluar tash e një muaj por mungesa e librave dhe subvencionimi i prindërve, ende nuk është përmbushur në Komunën e Prishtinës, derisa janë 325 prindër që kanë aplikuar për subvencionimin me nga 70 euro si lehtësim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet private.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati në një intervistë për KosovaPress, ka treguar se furnizimi me libra këtë vit ka qenë shumë i dobët, derisa thekson se ende ka nxënës të cilët po mbajnë mësim pa libra.
Ajo tha se shpreson që vitin e ardhshëm të mos përsëritet kjo procedurë sepse nuk është aspak në favor të prindërve dhe nxënësve.
“Fatkeqësisht edhe ky vit shkollor filloi me një dramë tjetër, kësaj radhe nuk kishim të bëjmë me grevën, por me mungesën e teksteve shkollore. Filloj me vonesa të ndryshme sa i përket furnizimit me libra të klasave një deri pesë dhe të gjashtë deri nëntë. Ishte një fatkeqësi e madhe sepse humbëm shumë orë mësimore për shkak të furnizimit me librave. Subvencionimi i prindërve nuk ndodhi në kohë reale dhe rrjedhimisht blerja e librave u vonua shumë, ka raste ende nuk janë blerë libra dhe furnizimi me libra ka qenë shumë i dobët… Sepse vendimi i ministrisë doli që të ishte jo shumë në favor të familjeve, sepse shumica e librave ishin të mbushura dhe prindërit, u detyruan prapë se prapë të bëjnë blerje të fletoreve të punës dhe disa librave, sepse ose mungonin ose ishin në gjendje të shkatërruar, kështu që me vonës filloj procesi mësimor, por po shpresojmë që gjatë javëve në vijim do të plotësohen sepse kemi informacion se ende nuk janë kompletuar gjithsej” tha Musmurati.
Musmurati të nevojshme e cilësoi edhe renovimet e shkollave në Prishtinë. Ajo tha se përkundër faktit që kanë filluar renovimet në të njëjtën kohë me procesin mësimor, shkollat në Prishtinë kanë qenë në gjendje të mjerueshme dhe kanë pasur nevojë për një renovim.
“Renovimi ka qenë shumë i nevojshëm, ne kemi filluar renovimin në kohë në të gjitha shkollat e Prishtinës, mësimi është shtyrë për shkak të grevës, prandaj edhe shkollat janë mbyllur më vonë dhe koha e renovimit ka qenë më e shkurtë, renovimet në shkolla janë aq të thella sa që është e pamundur të bëhen dy muaj gjatë verës. .. Nevoja për renovime të thella strukturore ekziston në çdo shkollë të Prishtinë, prandaj po mundohemi që me një fluks sa më ta madh të bëjë renovime të tilla sepse me të vërtet në qoftë se shkoni vizitoni shkollat, gjendja nuk është e mirë. Ka mure të tëra që janë të mykura, ka shumë tualetet të cilat janë jashtë funksionit, ka të cilat e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve” shtoi Musmurati.
Ajo shtoi se këtë vit siguria në shkolla ka avancuar, pasi ndryshe nga vitet e tjera, shkollat janë të pajisura me kamera dhe nevoja tjera të cilat kanë të bëjnë më sigurinë e nxënësve në shkolla.
Drejtoresha e Arsimit, Musmurati theksoi se për herë të parë do të realizojnë një analizë të shkollave dhe kërkesave të prindërve, në mënyrë që veprimet të cilat do t’i ndërmarrin për sigurinë në shkolla do të jenë të bazuara në fakte.
“Ne e kemi bërë për herë të parë planin e veprimit për sigurinë në shkolla dhe i kemi buxhetu 1,6 milion euro këtë vit dhe çdo vit për sigurinë e nxënësve, kemi vendos kamera të sigurisë në shkolla, kemi bërë shenjëzimin afër shkollave, kemi ndriçimin e tërësishëm në shkolla sepse ka qenë, ka pas pika brenda shkollave që kanë qenë të pandriçuara, kanë qenë zona të rrezikut brenda dhe jashtë shkollave, kemi marrë masa të cilat kemi nis me i implementu… Të njëjtën kohë për herë të parë në Komunën e Prishtinës e kemi bërë një vlerësim si lloj pilotimi me Universitetin e Prishtinës, ku i kemi thirrur disa prej parametrave të sigurisë, i kemi matë me disa shkolla të Prishtinës, nëse nuk gaboj kanë qenë pesë dhe tash po bëjmë filtrimin e të dhënave dhe të shohim një analizë se çka kanë thënë prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit pikave të sigurisë, dhe të zgjerojmë si studim në të gjitha shkollat e Prishtinës që mandej dhe veprimet që t’i marrim, të jenë të bazuara në fakte. .. Në qoftë se një shkollë ka probleme më shumë me bullizëm, atëherë në atë shkollë do të fokusohemi që të kemi politika kundër bullizmit, nëse shohim që një shkollë tjetër më siguri do të investojmë në aspektin e rritjes së sigurisë fizike”, shtoi Musmurati.
Ajo është ndalur edhe te subvencionimi me nga 70 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private, ku tha se deri më tash numri aplikimeve ka arritur deri në 325, derisa paraljmroi se që nga java e ardhshme do të publikohen rezultatet e përfitimeve të këtyre subvencioneve.
“Është një ndihmesë shumë e madhe, është një lehtësim i barrës financiare të prindërve të Prishtinës. Ne shpalljen e kemi bërë, ka qenë publike për 15 ditë, kemi pranuar 325 aplikacione dhe tani më komisioni është themeluar dhe janë duku rishikuar të gjitha dosjet që të kemi një listë sa më transparente dhe shumë shpejt javën e ardhshme do të publikojmë rezultat se kush ka përfituar nga këto subvencione. … Meqë nuk po mundemi me ndërtuar shumë çerdhe të reja publike, atëherë të paktën me i subvencionuar prindërit që i kanë të hyrat financiare me 70 euro që me i regjistruar fëmijët në çerdhe private” tha Musmurati.
Ndërsa për çmimet e çerdheve publike, Musmurati tregoi se nuk do të ketë ngritje.
“Nuk planifikojmë të rrisim çmimet e çerdheve publike, ne përkundrazi po mundohemi të subvencionojmë edhe çmimin e çerdheve private, në këtë ne po e shohim barrën financiare, është e madhe dhe ne po punojmë që të lehtësojmë barrën e jo të rrisim por çfarë pretendimi, ne do të presim edhe ata në takim dhe do të shohim me seriozitetin më të madh” tha Musmurati.
E duke folur për cilësinë e ushqimeve në çerdhet publike, gjë që u kritikua edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, thotë se përkundër buxhetit financiar të ulët, menyja e ushqimit për fëmijët në çerdhe është e shëndetshme.
“Së bashku me kuzhinën qendrore që e bëjnë sigurimin e ushqimit për fëmijët. … Në çerdhet publikë është një meny e dizajnuar një meny shumë më e mirë se që ka qenë që është dizajnuar nga nutricistët më të mirë në Prishtinë, kështu që nuk e besoj se ka ushqime të thata, të gjitha ushqimet që servohen aty bëhen nga kuzhina qendrore. Ne po mundohemi që të përmirësojmë cilësinë e vlerave ushqyese dhe rritjen e vlerave ushqyese në fëmijë për këtë arsyeje po pretendojmë që të fillojmë më sjellë edhe shujta më të shëndetshme për fëmijët e klasave një deri në pesë por buxheti është i ulët, të cilën e kemi në dispozicion, prandaj po duhet të bëjmë disa kalkulime të cilat duhet t’i bëjmë sepse përndryshe kemi shumë dëshirë që të ofrojmë diçka shumë të mirë por më buxhetin aktual është e pamundur”, shtoi Musmurati.
Se prindërit shpesh vet financojnë në çerdhe dhe shkolla me nevoja elementare për nxënësit e konfirmoi edhe drejtoresha e Arsimit Musmurati, e cila tha se kjo ndodhë shumë shpesh për shkak të buxhetit të ulët të komunës.
“Ndodhë edhe kjo, jo vetëm në çerdhe publike por edhe në shkolla fillore ka shumë, prindërit bëhen bashkë e bëjnë një investim në shkolla apo në çerdhe, ka pas raste kur kanë blerë pajisje digjitale për klasën kur kanë blerë perde për klasën e kështu me radhë, kjo është për shkak të nevojave të madhe e në ndërkohë buxhetit të ulët të komunës për me realizuar projektin”, tha Musmurati.
Musmurati tregoi se po punojnë që të gjitha çerdhet të pajisen me kamera për të rritur sigurinë dhe transparencën për fëmijët.
“Si komunë i kemi gjitha përgatitjet dhe kemi furnizuar të gjitha çerdhet janë kamera të sigurisë, në vendet të cilat lejohet të ketë kamera të sigurisë. Tash duhet të keni parasysh që është edhe ligji për privatësi që i mundëson më shumë privatësi fëmijëve dhe mësimdhënësve që gjendje në shkolla apo çerdhe, kështu që ne i vendosim kamerat e sigurisë aty ku e lejon ligji. Në qoftë se është ndonjë iniciativë nga niveli qendror për të ndryshuar ligjin dhe për të punuar të paktën në çerdhe të ndryshohet kjo pjesa, ne e favorizojmë patjetër dhe do të bëjmë investime e duhura si komunën, ashtu siç i kemi bërë për herë të parë, ka pas çerdhe që për herë të parë që i kemi vendos këtë vit“ u shpreh ajo duke shtuar se është një iniciativë që e përkrahin sepse dëshirojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie kur është puna për fëmijët tonë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje