LAJMI I FUNDIT:

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Kasanof sot viziton Kosovën

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Kasanof sot viziton Kosovën
Foto: Arkiv

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Kasanof, do të qëndrojë të enjten për vizitë në Kosovë.

I dërguari amerikan pritet të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndonëse ende nuk ka agjendë zyrtare, vizitën e tij në Kosovë e paralajmëroi një ditë më parë kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.


“Do ta mirëpresim zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit këtu në Prishtinë. Ju e dini se ai është në vend të Gabriel Escobar dhe tash edhe me Alexandër Kasanof besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Se çfarë mund të presim prej tij, besoj se duhet të kemi durim për 24 orë…”, ishte shprehur i pari i ekzekutivit.

Ndryshe, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Kasanof para vizitës në Kosovë, ishte për vizitë në Beograd, ndërsa ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/