Megjithatë, shumë njerëz mezi po presin të shohin një model të ri të telefonit nga Nokia, ndërsa në anën tjetër po flitet për modele të ndryshme të telefonave që Nokia i ka në përgatitje e sipër.

Së fundmi, njëri prej modeleve të përfolura është edhe Nokia Ember, për të cilin është shfaqur një koncept, i cili pretendon se telefoni do të jetë i lakuar në mënyrë organike.


Versionin më të ri të këtij telefoni e ka shfaqur Eoin Bracken, i cili thotë se koncepti i tij do të jetë gjenerata e re e telefonit të Nokia, i cili do të lakohet natyrshëm.

Trupi i lakueshëm i Nokia Ember vjen me materialin prej polikarboni dhe panelin LCD, i cili shtrihet në të gjitha skajet e ekranit dhe duket se nuk përmban korniza anësore. (Telegrafi)