Elvis Hoxha tregon për zgjerimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni
Elvis Hoxha, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në një intervistë për televizionin Alsat në Maqedoni ka folur për zërat e fundit për zgjerimin e VV-së në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen për zgjerimin e VV-së në Maqedoni, Hoxha ka thënë “Nuk mund të jap përgjigje të saktë, pasi ne jemi vetëvendosje, dhe siç e thotë vetë fjala, duhet të jetë një akt i vetëvendosjes lokale. Ka aktivistë Vetëvendosja që qarkullojnë këtu dhe nëse ata vendosin, e kanë lirinë e plotë të krijojnë Lëvizjen Vetëvendosje, madje e kanë lirinë e plotë për të mbajtur një qëndrim përkundër zgjedhjeve që po vijnë” ka thënë mes tjerash Hoxha.
“Blloqet këtu, për më të mirën e shqiptarëve, janë të ndara dhe të hapur. Domethënë, dihet se BDI-ja është parti e regjimit dhe ky regjim është i një Maqedonie ku shqiptarët nuk ekzistojnë. Aleanca për Shqiptarët është ende e pavendosur dhe duket se më tepër po tenton të rrijë me BDI-në. Nga ana tjetër kemi një bllok opozitar që është për tu lavdëruar. Ne si Vetëvendosje kemi mbështetur gjithmonë opozitën. Ne kemi vendosur çdo subjekt që ka kundërshtuar qeverinë që ka tentuar të fsheh dhe hesht elementin shqiptar. Prandaj, gjithmonë kemi mbështetur opozitën, cilado qoftë ajo. Kemi mbështetur edhe Aleancën për Shqiptarët në vitin 2020” ka deklaruar Hoxha.
Në pyetjen sqaruese rreth mbështetjes në zgjedhjet e ardhshme, Hoxha ka thënë se do ta mbështesin koalicionin opozitar, ku bëjnë pjesë Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lidhja Demokratike.
“Në këto zgjedhje jemi të qartë se do të mbështesim koalicionin opozitar. Më në fund, paraqiten tre parti me historicitet të ndryshëm që pretendojnë, përfaqësojnë dhe koordinohen për ta paraqitur elementin shqiptar sa më të fuqishëm” ka precizuar Elvis Hoxha.
Përndryshe, zgjedhjet e ardhshme kuvendare do të mbahen në mesin e vitit 2024, në një periudhë me ato presidenciale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama