LAJMI I FUNDIT:

“Elon, nxirri ato anije raketore”: Trump zotohet të shkojë në Mars nëse zgjidhet president

“Elon, nxirri ato anije raketore”: Trump zotohet të shkojë në Mars nëse zgjidhet president

Donald Trump është zotuar se do të shkojë në Mars nëse zgjidhet president në nëntor.

Bëhet e ditur se kandidati republikan u është drejtuar turmave në Karolinën e Veriut për rreth një orë, ku edhe e bëri komentin e fundit.

“Ne duam të arrijmë Marsin deri në fund të mandatit tim”, tha Trump, shkruan skynews.


“Ne duam ta bëjmë atë dhe duam të kemi gjithashtu mbrojtje të madhe ushtarake në hapësirë”, shtoi ai.

Duke iu referuar themeluesit dhe CEO të Space X, Elon Musk, Trump tha: “Unë do të flas me Elon. Elon – nxirr ato anije raketore”.

Ndryshe, Musk, i cili është një mbështetës i madh republikan, ka thënë më parë se dëshiron të kolonizojë Marsin dhe se planifikon të nisë raketat e tij në planet pas dy vitesh.

Siç raportohet, nëse gjithçka shkon sipas planit, ai synon të dërgojë një fluturim me ekuipazh atje pas katër vjetësh.

Në fillim të këtij muaji, miliarderi amerikan tha: “Ne nuk do të arrijmë kurrë Marsin nëse Kamala fiton”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori