LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk kërkon prej stafit të Twitterit të punojnë me orë të gjata ose të largohen

Elon Musk kërkon prej stafit të Twitterit të punojnë me orë të gjata ose të largohen

Elon Musk i ka thënë stafit të Twitter se ata duhet të punojnë me “orë të gjata dhe me intensitet të lartë” ose përndryshe do të largohen nga kompania.

Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i rrjetit social tha se punëtorët duhet të japin një zotim nëse duan të qëndrojnë apo jo, raportoi Washington Post.

Ata që nuk regjistrohen deri të enjten do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.


Në emailin e drejtuar stafit, i parë edhe nga The Guardian, Musk tha se Twitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë” në mënyrë që të ketë sukses.

“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese”, tha ai.

Punëtorëve iu tha se duhet të klikojnë në një lidhje deri në orën 17:00 EST të së enjtes, nëse duan të jenë “pjesë e Twitter-it të ri”.

Ai shtoi se “Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”.

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të lirohen, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë euroshe. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Teknologji
Kalo në kategori