LAJMI I FUNDIT:

Elod Gruda, talenti i shquar nga Kosova

Elod Gruda, talenti i shquar nga Kosova

Vetëm 16 vjeç, por Elod Gruda tashmë konsiderohet një nga shpresat më të mëdha në futbollin ballkanik.

Elodi nisi të luajë futboll që në moshën e vogël në rrugët e Pejës, ku shpejt tërhoqi vëmendjen e të tjerëve për shkak të teknikës së tij të pasur.

Ishte menaxheri i tij, Luan Ahmetaj, që e zbuloi atë kur ishte vetëm 10 vjeç. Nuhatja e talentit nga Luan Ahmetaj ishte një ndihmë e madhe për Elodin, pasi ai e ka ndjekur dhe këshilluar atë që në moshën e tij të hershme.


Luan Ahmetaj nuk është vetëm këshilltari i Elodit, por edhe i familjes së tij, dhe është konsideruar si baba shpirtëror i tij.

Trajnerët e tij të parë shpejt e njohën potencialin e jashtëzakonshëm të tij dhe e inkurajuan atë të ndiqte ëndrrat e tij në akademinë e FC OLTI.

Kontrollën e topit e bën me këmbën e djathtë sa edhe me atë të majtë, një rrallësi edhe ndër lojtarët profesionistë. Kjo dhunti e lejon që ai të luajë në pothuajse çdo pozicion ofensiv, duke bërë lëvizjet e tij të pa parashikueshme dhe duke destabilizuar vazhdimisht mbrojtësit e kundërshtarëve.

"Elodi është dhe do të jetë lojtari më i mirë i Kosovës” - menaxheri Luan Ahmetaj me fjalë të mëdha për talentin pejan
Lexo po ashtu "Elodi është dhe do të jetë lojtari më i mirë i Kosovës” - menaxheri Luan Ahmetaj me fjalë të mëdha për talentin pejan

Elodi ka një instinkt të jashtëzakonshëm për të shënuar ashtu si dhe një vizion shumë të mirë loje për pasimet vendimtare, duke e bërë atë një kërcënues të vërtetë në zonën e penaltisë. Kur Elodi mori pjesë në garat në Kosovë, Kroaci dhe Holandë, ai ishte konsideruar gjithmonë si lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut.

Edhe pse është i ri, Elodi ka tërhequr tashmë vëmendjen e shumë rekrutuesve dhe klubeve të njohura të futbollit nëpër Evropë. Vëzhguesit gjithashtu vlerësojnë maturinë taktike dhe inteligjencën e lojës së tij, cilësi shpesh të lidhura me lojtarë që kanë përvojë. Por përtej aftësive teknike, është pasioni dhe vendosmëria e Elodit që bën përshtypje më së shumti.

Ai trajnohet pa pushim, gjithmonë duke kërkuar mënyra për të përmirësuar lojën e tij. Bashkëlojtarët dhe trajnerët e tij e lavdërojnë etikën e punës së tij dhe gatishmërinë e tij për të shtyrë gjithmonë kufijtë e tij. Elod Gruda nuk është vetëm një burim krenarie për Kosovën, por ai gjithashtu përjetëson shpresën dhe inspirimin për shumë futbollistë të rinj në të gjithë vendin.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

La Liga
Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Premier League
Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

La Liga
Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Boks
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

La Liga
Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

La Liga
Kalo në kategori