ElitaPlus dhe Koç Healthcare kanë krijuar partnership nëpërmjet një konsorciumit të ri dhe me datë 29 Korrik 2022, do të sjellin në klinikën Elitaplus neurokirurgun e njohur dhe profesorin e radiokirurgjisë, Prof. Dr. Selçuk Peker M.D, nga spitali Universitar Koç, ku do të ofrojë ekzaminime falas.

 ElitaPlus dhe Koç Healthcare përmes këtij bashkëpunimi synojnë rritjen e cilësisë në shërbime të ndryshme mjekësore dhe edukim të vazhdueshëm për stafin mjekësor.


Post 2 1

Si fillim i këtij konsorciumi me 29 korrik 2022, neurokirurgu i njohur dhe profesori i radiokirurgjisë Prof. Dr. Selçuk Peker M.D nga spitali Universitar Koç vjen në ElitaPlus ku do të ofrojë ekzaminime falas.

Post 1

Profesori Peker mori pjesë në komisionin organizativ të rreth 20 kongreseve dhe kurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është autor i 121 punimeve shkencore që janë botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

 ElitaPlus është themeluar në vitin 2003 dhe prej fillimit është e njohur si qendër e cila ofron shërbime të avancuara dhe cilësore duke zbatuar parime e praktika të mira të punës së bashku me teknologji të avancuar dhe me një ekip profesional që monitoron të gjitha risitë në zhvillimin e mjekësisë moderne. Gjatë dy dekadave ElitaPlus është rritur dhe tani funksionon me 7 departamente dhe 13 specializime të ndryshme.

Koç Healthcare është i përbërë nga dy brende kryesore American Hospital me moton "Finesse & Perfection" dhe Koc University Hospital me moton "Excellence in Research & Education".

American Hospital është lider në sektorin e shëndetësisë në Turqi i njohur historikisht për kujdesin superlativ ndaj pacientëve. Brendi tjetër Koç University Hospital ka filluar të operojë si spital hulumtues dhe arsimor në Shtator 2014, me lokacion në Kampusin e Koç University Health Sciences në Stamboll, spitali synon të praktikojë rrugët më të reja mjekësore në kualitetin më të lartë të mundshëm në mënyrë transparente.

E vetmja qendër e certifikuar nga ISRS (International Stereotactic Radiosurgery Society) si qendra e certifikuar e cilësisë në botë është Qendra Gamma Knife e Spitalit Universitar Koç.

Terminet janë obligative dhe numri i pacientëve është i limituar.

Për termin kontakto në:Nr.tel: +383 44 204 240E-mail: info@elita-plus.com Facebook: Elita Plus