Mbathja e takave është shpesh e mundimshme.
Ndonjëherë e kemi të vështirë të kombinojmë veshjen tonë të preferuar pa take; përndryshe i gjithë ‘looku’ humb shijen dhe nuk jep rezultatin që duam.
Në mënyrë që të dukemi sa më elegante, mbathja e takave është e domosdoshme. Duke qenë se qëndrojmë tërë ditën me këto sandale, pasi kthehemi në shtëpi, vërejmë gërvishtje në këmbë.
Megjithatë, ekziston një metodë për të reduktuar këtë.
@sweastyle 3 heels hack to make your shoes comfortable to walk in 😍 @CUCCOO 15% off C0DE: CFB37 #cuccoo #CUCCOOBlackFriday #cuccoobaddie ♬ som original – 𝒆𝒅𝒖𝒆𝒗𝒍’𝒔 – 𝒆𝒅𝒖𝒆𝒗𝒍’𝒔🦜
Një eksperte në TikTok e njohur me emrin Swea Style ka ndarë një truk gjenial që do t’ju ndihmojë në këtë aspekt.
Ajo sugjeron që të lyeni këmbët me deodorant, kështu produkti do t’ju ndihmojë të reduktoni gërvishtjet nga rripat e takeve.
Nëse e aplikoni këtë, influencerja ju garanton se nuk do të keni më dhimbje. /Telegrafi/