LAJMI I FUNDIT:

Brenda disa ditëve fillon verifikimi i votave të diasporës, numërimi i tyre kryhet për dy ditë

Brenda disa ditëve fillon verifikimi i votave të diasporës, numërimi i tyre kryhet për dy ditë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë datë për fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.

Elezi në një konferencë për media tha se verifikimi dhe shqyrtimi i votave nga diaspora pritet të nisë brenda disa ditësh, ndërsa më pas edhe numërimi i tyre proces ky që pastaj përfundon për dy ditë.

“Ndonjë datë nuk kemi për fillimin e numërimit të votave të diasporës dhe me kushte. Gjatë periudhës së votimit KQZ përmes postës ka pranuar rreth 43,500 pako të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit”, tha Elezi.


Ai më tej tha se sipas procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve besojnë që brenda disa ditësh fillon verifikimi dhe shqyrtimi i votave të diasporës dhe pastaj në momentin kur fillon numërimi i tyre fillon edhe hapja e zarfeve. Pas këtij procesi dihet saktë numri i fletëvotimeve nga jashtë vendit.

“Numërimi i tyre bëhet shpejt, brenda një ose dy ditë dhe rezultati i tyre i bashkohet rezultatit të vendvotimeve”, tha Elezi më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori