LAJMI I FUNDIT:

ELEM: LSDM-ja tenton të përfitojë pikë politike duke nxjerrë të pavërteta

ELEM: LSDM-ja tenton të përfitojë pikë politike duke nxjerrë të pavërteta

Shoqata aksionare ELEM përmes një kumtese dërguar mediave reagon ndaj konferencës së Vasko KOvaçevskit të LSDM-së, i cili akuzoi se nga 2 marsi është nënshkruar marrëveshje për nxjerrje të qymyrit në REK Manastir me firmën Markovski, pa ndonjë tender të publikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo shoqatë thonë se LSDM-ja është duke tentuar që të fitojë pokë politike duke nxjerrë të pavërteta për punën e ELEM-it. ELEM-i hedh poshtë të gjitha akuzat duke theksuar se çdo procedurë është bërë në mënyrë më transparente të mundshme dhe sipas ligjit.

ELEM do ta vendosë në shqyrtim publik tërë dokumentacionin që lidhet me procedurat për zgjedhjen e ofertës më të lirë në këtë rast./Telegrafi/