Site icon Telegrafi

Elegante dhe me stil, Luana Vjollca shkëlqen me dukjen e radhës

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është padyshim një prej vajzave më të komentuara në media rozë.

Bukuroshja e ekranit mahnit me secilën paraqitje dhe as këtë herë nuk ishte më ndryshe se herët e tjera.

Në spektaklin e radhës të “Love Island”, prezantuesja u shfaq e veshur me një kostum bardhë dhe zi, këmish me dekolte të hapur dhe pantallona të zi dhe të gjerë.

Për të kompletuar dukjen, Luana vendosi aksesor ari, ndërsa kishte makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i la të lira mbi supe.

Foto nga dukja e saj ajo i ndau edhe me fansat në llogarinë e saj në Instagram, ku mori mijëra pëlqime dhe komente.

Ndryshe, theksojmë që së fundmi u pretendua se moderatores po i qarkullon një video erotike, për të cilën Luana ka reaguar menjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Ajo ka publikuar një fotografi të saj, duke shfaqur dëshmi se nuk ka tatuazhe, siç ka vajza në videon e përfolur.

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë një rrugë tjetër për t’ia dalë, rrugën e punës”, ka shkruar Luana. /Telegrafi/

Exit mobile version