Ekzistojnë katër kategori të pijanecëve, cilës i përkitni?

Të gjithë e kemi një shok/shoqe i cili bëhet agresiv kur dehet, i bërtet bërllokut dhe nuk i përshtatet rrethanave. Por, e kemi edhe shokun apo shoqen që bëhet aq i lumtur saqë qesh edhe me shakatë më të tmerrshme që ekzistojnë
Sidoqoftë, tani, falë një hulumtimi shumë serioz nga shkencëtarët në Universitetin Missouri-Columbia, ju mund t’i kategorizoni pijanecët në katër grupe – grupe të emëruara në bazë të figurave të njohura si: Ernest Hemingway, Mary Poppins, z. Hyde dhe Nutty Professor.
Ernest Hemingway
Ky grup është kategorizuar për shkrimtarin e njohur dhe ndoshta ka qenë më shumë i njohur për konsumimin e alkoolit. Njerëzit e kësaj kategorie shfaqin trajta të njëjta personaliteti kur janë të dehur dhe të kthjellët, transmeton Telegrafi.
Në këtë grup hynë personat të cilët fillojnë të fjalosen pas pak birrave.
Personat e kësaj kategorie, alkooli i transformon në persona thuajse krejtësisht të panjohur. Sipas hulumtuesve, ata janë shumë pak të përgjegjshëm, më pak intelektualë dhe shumë më armiqësorë nën efektin e alkoolit.
Mary Poppins
Personat e kësaj kategorie bëhen të “ëmbël”, zemërgjerë dhe të sjellshëm kur dehen. Personat e kësaj kategorie priren të sillen vërdallë kafenesë dhe t’ju dhurojnë përqafime të huajve duke bërtitur se i duan ata.
“Nutty Professor”
Personat e kësaj kategorie, njëjtë sikurse ata të z. Hyde, shfaqin një dallim në personalitet kur dehen. Mirëpo, në vend se të bëhen armiqësorë, këta introvertë bëhen ekstovertë. Ata i lënë mënjanë shprehitë e tyre dhe bëhen më të shoqërueshëm. /Telegrafi/
















































