LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutuan babain, rëndohet akuza për vajzën e viktimës në Shën Vlash

Ekzekutuan babain, rëndohet akuza për vajzën e viktimës në Shën Vlash
Viktima Pëllumb Meta

Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për Hygerta Metën, e cila akuzohet se bashkë me vëllain e saj të madh ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur afro një vit më parë në Shën Vlash të Durrësit.

Teksa sot (14.01.2025) do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, A2 CNN mëson se organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitën proceduriale të shtetases Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, raporton A2 CNN.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.


Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori