Një vrasës serik dhe dhunues i cili terrorizoi Floridan gjatë viteve ’80 dhe vrau 10 gra u ekzekutua të enjten.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Bobby Joe Long, 65 vjeç, u kap pas vrasjeve në vitin 1984, kur lëshoi viktimën e tij të vetme të mbijetuar, Lisa Noland, pasi e përdhunoi atë gjatë një periudhe prej 26 orësh.
Dhe disa vite më vonë, ishte pikërisht Lisa ajo që vëzhgoi se si Long iu dha injeksioni vdekjeprurës në Burgun Shtetëror të Floridës.
Long thuhet se paraprakisht hëngri vaktin e tij përfundimtar të mishit të pjekur, proshutë dhe patate të skuqura, përpara se ai të shpallet i vdekur në ora 6.55 lokale.

Sipas dëshmitarëve, ai nuk kishte ndonjë fjalë të fundit, thjesht i mbylli sytë derisa filloi procedura.
Zbatimi i ligjit kishte disa të dhëna deri në rastin e Lisa Noland, i cili mbijetoi një nga sulmet e Long.
Vrasësi e kishte tmerruar zonën e Tampa Bay, ndërsa gratë filluan të shfaqen të vdekura e trupat e tyre shpesh janë lënë në pamje të tmerrshme.
Zbatuesit e ligjit nuk kishin të dhëna të mjaftueshme deri në rastin e Lisa Noland, e cila mbijetoi një nga sulmet e Long.
Ajo ishte dëshmitare e ekzekutimit të së enjtes nga radhët e para. Lisa, atëherë Lisa McVey, ishte vetëm 17 vjeçe kur u rrëmbye nga Long jashtë një kishe.
Ai përdhunoi dhe e keqtrajtoi atë për orë të tëra, por më në fund e la të lirë. Ajo ofroi informata policisë që u mundësoi atyre që ta kapnin atë.
Gjithsesi, ajo ka rrëfyer se pas përdhunimit ajo edhe kishte menduar vetëvrasjen.

Long pohoi krimet, duke marrë 28 dënime me burgim të përjetshëm dhe një dënim me vdekje për vrasjen e Michelle Simms, 22.
Kështu, të enjten Lisa u pozicionua në dhomën e dëshmitarëve ku shpresonte që Long do ta shihte.
Ajo tha: ‘Doja ta shikoja atë në sy. Doja të isha personi i parë që ai sheh. Për fat të keq, ai nuk i hapi sytë. ‘Ishte ngushëlluese të dije se kjo po ndodhte.’
Ndërkohë, një dëshmitar tjetër thuhet se mbante një këmishë me një foto të një viktime në anën e përparme ku shkruante “E shkuar, por jo e harruar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjykatësi i jep administratës Trump, dy ditë për të lëshuar miliarda dollarë ndihmë të jashtme të bllokuar

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk