LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador

Ekzekutohet me 20 plumba shqiptari në Ekuador

Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Mediat vendase raportojnë se viktima është Ergys Dashi 33 vjeç. Ai u qëllua me armë brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

Më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje nga hetuesit. Plumbat e kanë prekur 33-vjeçarin shqiptar edhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Nga atentati mafioz mbeti e plagosur edhe një vajzë e re 26-vjeçare, e cila ishte ulur në një tavolinë tjetër pranë shqiptarit, por që nuk kishte lidhje me Ergys Dashin.

Sipas hetimeve të deritanishme të autoriteteve ekuadoriane, dyshohet se kanë qenë dy persona ata të cilët morën pjesë në atentat. Njëri prej tyre mbante në duar një buqetë me lule dhe shmangu stafin e restorantit që kontrollonte për pasaportën e vaksinimit, dhe u afrua pranë tavolinës së shqiptarit duke zbrazur karikatorin në drejtim të tij.

Sipas mediave vendase, hetuesit janë fokusuar në pistën e trafikut të drogës, njofton tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori