LAJMI I FUNDIT:

Ekuadori ndalon hyrjen e emigrantëve venezuelianë

Ekuadori ndalon hyrjen e emigrantëve venezuelianë

Ekuadori ka vendosur të zbatojë rregulla të reja në mënyrë që të frenojë hyrjen e emigrantëve venezuelianë pa një pasaportë, duke shkaktuar kështu bllokimin e shumë të tillëve në vendin fqinj, Kolumbi.

Mijëra venezuelianë, të cilët i largohen krizës politiko-ekonomike në vendin e tyre, kalonin deri më sot kufirin drejt Ekuadorit nga Kolumbia, duke përdorur vetëm karta identiteti. Shumë prej tyre kanë vijuar rrugëtimin më në jug të vendeve të Amerikës Latine, për t’iu bashkuar pjesëtarëve të tjerë të familjes në Peru e Kili.

Kolumbia ka lëshuar një notë proteste kundër këtij shtrëngimi, duke u ankuar se njerëz të shumtë në nevojë do të mbeten të bllokuar në anën e saj të kufirit. Por, nëse në Ekuador, emigrantët deri diku janë mirëpritur, banorët e një qyteze braziliane sulmuan një kamp emigrantësh venezuelianë ditën e shtunë, duke detyruar ata të largoheshin përtej kufirit.


Venezuela vuan prej vitesh nga inflacioni i lartë dhe nga mungesa kronike e ushqimeve dhe barnave mjekësore. Më shumë se një milion emigrantë venezuelianë kanë hyrë në Kolumbi gjatë 15 muajve të fundit, ndërsa më shumë se 4 mijë munden të shkojnë drejt kufirit me Ekuadorin çdo ditë, shkruan TCH.

E duke parë që fluksi i emigrantëve venezuelianë ka shkaktuar tensione në rajon, qeveria e Perusë vendosi masa të ngjashme emigracioni me ato të Ekuadorit ditën e premte. Kërkesat ndaj venezuelianëve për pasaporta do të nisin nga 25 gushti.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos njoftoi prej shkurtit se do të forconte kontrollet kufitare, por kjo nuk frenoi valën, përkundrazi bëri që mijëra venezuelianë të nxitonin të kalonin kufirin brenda kohës pa kufizime.

Edhe Brazili, një tjetër vend fqinj me Venezuelën, ka shprehur shqetësim dhe ka mbyllur përkohësisht kufirin prej fillimit të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori