Ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari nga Kukësi

Një 25-vjeçar nga Kukësi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe me masë arresti me burg për akuzat “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua kapja dhe ekstradimi i shtetasit Sorel Cenaj, 25 vjeç.
Ai akuzohet për një tentativë vrasjeje në vitin 2023 në Kukës ku sipas informacioneve dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit, 25-vjeçari ka tentuar të vrasë shtetasin A. E., duke e goditur me një mjet prerës./euronewsalbania/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































