Ekspozitë ‘Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare’ në Bernë
Nën titullin "Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare", fotografi Sefer Aliçkaj do të prezantojë ekspozitën e tij personale në Bernë të Zvicrës në kuadër të manifestimeve përkujtimore në nderim të sakrificës sublime të familjes Jashari.
Ekspozita, e cila organizohet nga Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, synon të përcjellë përmes artit historinë, qëndresën dhe emocionet që lidhen me Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës. Ekspozita hapet më 14 mars në orën 13:00, në “Kursaal Arena – Kursaal Bern”, teksa hyrja do të jetë falas.

Nga
Telegrafi
18 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




























