LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë fotografike dhe skica të “Mbretëreshës së Maleve”

Ekspozitë fotografike dhe skica të “Mbretëreshës së Maleve”

Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, hapi ekspozitën “Miss Mary Edith Durham”, me rastin e 75-vjetorit të vdekjes së “Mbretëreshës së Maleve”.

Edith Durham (1863-1944) ishte artiste e shkrimtare e shquar britanike, që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës së Shqipërisë në fund të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX. Ekspozita përmban fotografi dhe skica të realizuara nga ajo gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare.

Ajo ndërmori rreth 7 udhëtime në tokat shqiptare, duke lënë pas një histori të tërë në pasqyrimin e jetës se shqiptarëve dhe rolit të tyre në rajonin e Ballkanit.


Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 nëntor.