LAJMI I FUNDIT:

Eksporti ulet për 5.5%, ndërsa importi për 0.5%, në RMV

Eksporti ulet për 5.5%, ndërsa importi për 0.5%, në RMV

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar – tetor 2024 është 6.541.1 milion euro dhe vërehet rënie prej 5,5 për qind gjegjësisht në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Vlera e mallit të importuar, në të njëjtën periudhë është 9.189.4 milion euro që është më pak për 0,5 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti tregtar, në periudhën janar – tetor të vitit 2024, është 2.625.3 milion euro.

Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar – tetor të vitit 2024 është 71,4 %.


Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: Katalizatorët e transportuesve të çmuar të metaleve ose komponimet e tyre, grupet e përcjellësit dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanët ose anijet, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 dhe katalizatorë të tjerë të mbajtëse. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e marra nga minerale bituminoze (përveç bazës), metale të tjera nga grupi i platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe legura të platinit, të papërpunuara apo pluhur dhe energji elektrike.

Në periudhën janar – tetor të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.