LAJMI I FUNDIT:

Eksportet shqiptare bien ndjeshëm në mars, tkurren me 11.7 për qind

Eksportet shqiptare bien ndjeshëm në mars, tkurren me 11.7 për qind

Eksportet shqiptare kanë shënuar rënie të ndjeshme në muajin mars, duke reflektuar efektin që ka dhënë ulja e çmimeve në shitjet e dy grupeve kryesore, atë të mineraleve e lëndëve djegëse dhe materialeve të ndërtimit e metaleve.

Në vend numëro është dhe industria tekstile e këpucë, që është dhe eksportuesi më i madh në vend.

INSTAT bëri të ditur se në Mars 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 11.7 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Tendenca negative vjen pasi në shkurt eksportet ishin zgjeruar me vetëm 2.8 për qind.


Ritmet e ritmet së eksporteve në vlerë janë ngadalësuar ndjeshëm në krahasim me janarin, kur shitjet jashtë vendit u zgjeruan me 20.2 për qind me bazë vjetore.

Si rrjedhojë, në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 për qind.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur të gjitha grupet po rriteshin me ritme të shpejta në vlerë, për shkak si të rikuperimit pas pandemisë ashtu dhe të çmimeve të larta, këtë vit grupet më të mëdha po shfaqin ecuri të dobët, ndërsa po mbajnë ritmin produktet bujqësore dhe industria automotive.

Gjatë muajit Mars 2023, në uljen e eksporteve kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 8.6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.8 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.6 pikë përqindje.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me 1.6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.8 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 0.2 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, eksportet, gjatë këtij tremujori janë rritur me 2.1 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 1.6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me 1.5 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me 1.5 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3.1 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me 0.8 pikë përqindje.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 123 miliardë lekë, duke u rritur me 2.1 për qind, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 208 miliardë lekë, duke u rritur me 0.4 për qind, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 86 mld lekë, duke u ulur me 1.9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori