Eksperti i sigurisë kibernetike dhe kundërvënies propagandistike, Mentor Hoxhaj po e sheh si vazhdimësi të fushatës deziformuese të Serbisë lajmin e rremë të mediave serbe për një operacion të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Sipas tij, portali serb “Kosovo Online” përfaqëson interesat e Milan Radojçiqit.
Hoxhaj deklaroi për KosovaPress se krejt kjo fushatë tendencioze e mediave serbe nuk është asgjë e re në kuadër të fushatës dezinformuese.
Ai tha se prapa kësaj propagande qëndrojnë inetresat ruse. Derisa shtoi se mirëpret reagimin e institucioneve të Kosovës karshi këtyre lajmeve të rrejshme.
“Kjo është një dezinformatë e lansuar nga ‘Kosovo Online’, për t’u pasuar pastaj nga Sputnik, Kurir, Alo etj. Pra, kemi një strategji, e cila është përdorur edhe në të kaluarën nga interesat apo fushatat dezinformuese, të njohura nga rusët… Unë kam pritur dhe pres reagim të fuqishëm nga institucionet tona vendore për të dezinformuar një lajm tendencioz. Në këtë rast shohim hapur se ‘Kosovo Online’ përfaqëson interesat e Radojçiqit, si pasojë e lajmeve për mundësinë e arrestimit të tij nga shteti i Kosovës, siç është i njohur në medie”, tha ai.
Eksperti i sigurisë kibernetike apelon të gjitha mediat në Kosovë që të jenë të kujdesshme dhe të mos bien pre e propagandës serbo-ruse, përmes shpërndarjes së këtyre lajmeve.
“Unë e shoh këtë si një vazhdimësi të fushatës dezinformuese, një strategji që shfrytëzohet për të lansuar lajmin e rrejshëm, për të shërbyer pastaj si një kampanjë dezinformuese nga mediat proruse dhe proserbe, si Kurir e për të vazhduar me ato serbe. Unë shpresoj që mediat tona nuk do të bien pre e këtyre lajmeve, kemi pasur në të kaluarën raste, kur mediat tona i janë referuar lajmeve nga mediat serbe, të cilat dihet se janë të kontrolluara nga qeveria”, tha Hoxhaj.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka demantuar disa mediume nga Serbia si puna e Kurir-it, të cilat kishin raportuar se këto janë planet e Policisë së Kosovës.
“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik”, kanë thënë për KosovaPress nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se disa media në Serbi vazhdimisht publikojnë lajme të rreme karshi Kosovës, e të cilat shpërndahen sipas një zinxhiri të zakonshëm: Kosovo Online, Sputnik, Kurir, Alo, Telegraf.rs dhe Informer. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProjekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri