Eksperti i kriminalistikës, Mensut Ademi, ka thënë se Serbia po tenton që në veri të Kosovës ta luajë viktimën dhe si e tillë të paraqitet para faktorit ndërkombëtar.
Ai në RTV Dukagjini, tha se serbët në veri po tentojnë që përmes provokimeve ndaj Policisë së Kosovës, të rriten tensionet në atë pjesë të vendit.
Ademi tha se Policia e Kosovës, e ka për detyrë të veprojë sipas rregullave që ia cakton ligji.
“Përdorimi i dhunës në këtë rast ndryshon sepse ata po përdorin metoda të një ndërhyrje civile ndaj institucioneve të armatosura, ata duan ta luajnë viktimën, të dalin para ndërkombëtarëve si viktima dhe Kosova është agresori. Po mundohen ta kopjojnë aktivitetet dhe strategjinë e viteve 80 dhe 90-ta kur kemi arrit të bëhemi shtet, por me të vërtetë Serbia atëherë ka qenë agresori”, tha ai.
Ademi theksoi që përmes veprimeve civile, përmes pjesëtarëve jo të uniformuar Serbia po tenton të kryej akte që i rrisin tensionet.
Disa fletushka të një organizate të re “Mbrojtja Popullore” janë shpërndarë të hënën në veri të vendit, në të cilat janë dhënë udhëzime për “t’iu kundërvënë Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka hapur rast për thirrje për rezistencë.
Fletushkat me udhëzime të detajuara për serbët janë zbuluar në mbrëmje pas protestës së pensionistëve të zhvilluar në veri të vendit gjatë ditës së hënë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se hetimi është hapur pasi broshurat janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës, dhe se ende nuk ka të dyshuar ose të arrestuar.
Elshani ka thënë se lidhur me këtë situatë nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë, derisa ka theksuar se këto zhvillime po i marrin me seriozitet.
“Informacionet e para që ne i kemi është se pas protestës e cila është zhvilluar dje, ka pasur shpërndarje të këtyre fletushkave nëpër hyrje të ndërtesave, mirëpo ato kanë qenë si thirrje për rezistencë, nxitje të urrejtjes, kështu janë hapur rastet, por nuk kemi të arrestuar dhe të dyshimtë për momentin, edhe pse jemi duke punuar për ndriçim të rastit. Nuk janë hiç shqetësuese deri nuk i shohim këto në praktikë duke u vepruar, nuk janë shumë shqetësuese për ne. Mirëpo, i marrim me seriozitet. Krejt të vogla janë këto”, ka thënë Elshani.
Ai ka treguar se lidhur me rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Speciale dhe KFOR-i.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës