LAJMI I FUNDIT:

Eksperti austriak: Korrigjimi i kufijve mund të sjellë reaksion zinxhir

Eksperti austriak: Korrigjimi i kufijve mund të sjellë reaksion zinxhir

Debatet mbi ndryshimin e mundshëm të kufijve të Kosovës ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.

Edhe pse zyrtarisht deklarojnë se nuk përfshihen, me mesazhin e përcjellë përmes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, Shtetet e Bashkuara treguan se cili është pozicioni i tyre. “Ne jemi dakord nëse ka marrëveshje mes palëve”.

E as BE-ja, sipas Uashingtonit, përcjell gsh, nuk duhet të rrijë në rrugë nëse vet Prishtina dhe Beogradi gjejnë kompromisin.


“Euronews” përcjell këndvështrimin e profesor doktor Florian Bieber, të Universitetit të Grazit, që thotë se modifikimet kanë për të qenë shumë më të komplikuara në praktikë sesa në teori.

Katër rajone me shumicë serbe në veri të Kosovës; Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore; sipas tij nuk kanë qenë plotësisht nën kontrollin e qeverisë kosovare që kur vendi shpalli Pavarësinë, e skenari më i mundshëm, edhe pse i pashqiptuar zyrtarisht nga asnjëri prej vendeve, do të përfshijë dhënien e këtyre zonave Serbisë.

Presheva dhe Bujanoci me shumicë shqiptare në jug të saj do t’i kalonin Kosovës.

Por, ndërsa Amerika e bëri të qartë se marrëveshja do të ishte e mirëpritur, BE-ja mund ta bllokojë lëvizjen për sa kohë ekziston rreziku që ujdia të sjellë sërish destabilizim në Ballkan.

“Si strategji në vetvete, kjo është ndjeshëm e rrezikshme”, mendon Bieber, që përmend gjithashtu mundësinë e një reaksioni zinxhir.

Kufijtë e disa zonave në Bosnje mund të rishikoheshin gjithashtu, e ka edhe rajone me probleme të ngjashme në Maqedoni e Mal të Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori