LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët në alarm pasi që në Filipine u gjet edhe një balenë e ngordhur

Ekspertët në alarm pasi që në Filipine u gjet edhe një balenë e ngordhur

Një balenë e ngordhur ka “zbarkuar” në brigjet e Filipineve, duke u futur në një zinxhir të ngordhjeve të balenave, zinxhir ngordhjesh që ka shqetësuar ekspertët.

Dy peshkatarë e panë trupin vdekur të gjitarit 18 metra të gjatë në një plazh në rajonin Davao. Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti për Mjedisin dhe Rezervat Natyrore (DMRN), balena kishte disa plagë dhe ishte e pajetë në momentin kur deti e nxori trupin e balenës në breg, shtuan tutje nga DMRN-ja.

Është balena e dytë e ngordhur që u gjet në Filipine këtë vit, e trupi i këtij gjitari u zbulua vetëm një ditë pasi që në brigjet e Tel Aviv-it në Izrael, doli trupi i ngordhur i një tjetër balene. Më herët gjatë muajit, në Florida Keys u gjetën edhe dy balena tjera të ngordhura, njëra balenë ishte e rritur ndërsa tjetra më e vogël, përcjell Telegrafi.


Lista e Kuqe e Specieve në Rrezik të IUCN, liston balenat kokë mëdha si “të pambrojtura” dhe “në rrezik zhdukjeje”. Në SHBA, këto balena janë në listën e specieve të rrezikuara nën Ligjin e Specieve të Rrezikuara.

Ekspertët po hetojnë shkakun që qoi në vdekjen e balenës e cila u gjet në Davao, dhe që nekropsi mund të marrë deri në 36 orë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta gjeni

A mund ta gjeni "një burrë të vërtetë" mes statujave në pak sekonda

Interesante
Merr fund “terrori” nga skifteri në fshatin britanik Harris, sulmoi dhjetëra persona - kapet nga burri me po të njëjtin emër si vendi

Merr fund “terrori” nga skifteri në fshatin britanik Harris, sulmoi dhjetëra persona - kapet nga burri me po të njëjtin emër si vendi

Interesante
Indonezia po ndërton një kryeqytet të ri - është

Indonezia po ndërton një kryeqytet të ri - është "pushtuar" nga minjtë

Interesante
Edhe pse lajmëroi bankën, 25 milionë dollarët e deponuara gabimisht ende gjenden në llogarinë e saj (Foto)

Edhe pse lajmëroi bankën, 25 milionë dollarët e deponuara gabimisht ende gjenden në llogarinë e saj (Foto)

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Trump po fliste për “marrëdhëniet e lashta” ndërmjet SHBA-së dhe Italisë – vëmendje merr reagimi i përkthyeses italiane

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Arriti të “përvidhet” dhe të futet në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret e gjen djalin e vogël – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori