Ekspertët për çështje të sigurisë thonë se sulmet e fundit terroriste, sikur ai që ndodhi mbrëmë në Ankara të Turqisë ka shtuar shqetësimet dhe pasigurinë në shumë vende të Evropës përfshirë edhe Ballkanin.
Sipas tyre, nga këto rreziqet nuk përjashtohet as Maqedonia, e cila është pjesë e shtegut ballkanik për refugjatët që vijnë nga vendet e krizës në Lindjen e Mesme. Lidija Georgieva, ligjëruese universitare për çështje të sigurisë thotë se pas sulmeve të tilla, alarmi përfshin edhe Maqedoninë, thonë ekspertët për Tv21.
“Rreziku është i lartë. Jo vetëm për sulmet terroriste në Turqi, por edhe për shkak jostabilitetit të përgjithshëm në rajon. Domethënë, pamundësia e kontrollimit të grupeve të armatosura në Siri dhe shtetet përreth, në rajon dhe Lindjen e Afërt. Kjo tërheq rrezik të lartë të shpërndarjes së konfliktit edhe në shtetet përreth Turqisë, por edhe në shtetet e Evropës. Nuk është vetëm Maqedonia në rrezik, këtu bëjnë pjesë dhe shtete e Evropës Perëndimore, pasi që qytetarët e tyre janlë pjesë e grupeve dhe lëvizjeve radikale”, tha Georgieva.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bllagoja Markovski po ashtu thotë se as Maqedonia nuk është e sigurt, pasi që sipas tij, shumë shtetas janë pjesë e formacionit terrorist ISIS.
“As rajoni, as Maqedonia nuk është e sigurt sepse të dhënat tregojnë se prej rajonit dhe prej Maqedonisë ka njerëz të përfshirë në strukturat e ISIS-it në Siri dhe Irak. Në këtë aspekt, ata me kthimin e tyre, ose gjatë kohës së përgaditjeve për tu kthyer si detyrë ideologjike mund të organizojnë aktivitete për mundësinë e sulmeve në vend dhe në rajon”, shtoi Markovski.
Ekspertët për çështje sigurie theksojnë nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe shkëmbimit të informacioneve për detektimin e kërcënimeve dhe planifikimeve terroriste që rrezikojnë stabilitetin në vend./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës