Ekspertë të huaj dhe vendas, të mbledhur në një simpozium në Tiranë kanë diskutuar për situatën në vend pas tërmetit. Profesoresha e Universitetit te Tokios, Aya Kubota, tha se dëmet janë shumë serioze, ndaj nevojitet një evidentim i saktë i tyre.
Sfidat e sotme në industrinë e ndërtimit dhe rimëkëmbja ndaj rreziqeve natyrore, marrë shkas nga tërmeti i 26 nëntorit, mblodhën në një simpozium ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj të fushave të inxhinierisë, planifikimit dhe arkitekturës.
Të pranishëm në aktivitetin e mbajtur në Tiranë, ishin edhe ekspertët japonezë. Profesoresha e Universitetit te Tokios Aya Kubota foli për rëndësinë e bashkëpunimit mes ekspertëve për të menaxhuar sa më mirë situatën.
“Ka shumë rëndësi që të mblidhen sa më shumë të dhëna pas dëmeve të konstatuara në mënyrë që të planifikojmë edhe rikuperimin. Duhet që ekspertët të bëjnë llogaritjen e dëmeve nga tërmeti dhe me pas duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë. Është shumë e rëndësishme që ekspertet ndërkombëtarë, përfshirë dhe ata japonezë duhet të bashkëpunojnë me ata vendas për të ecur para në këtë proces. Dëmet nga tërmeti janë serioze, dhe njerëzit po i vuajnë shumë këto pasoja. Ka shumë rëndësi të jemi të kujdesshëm me ndërtesat e dëmtuara që kanë marrë krisje të konsiderueshme”, deklaroi Aya Kubota.
Duke marrë shkas nga situata në të cilën ndodhet vendi ynë, profesoreshë Luljeta Bozo thekson se ka shumë rendësi përfshirja e ekspertëve ndërkombëtarë që kanë kaluar fatkeqësi nga tërmetet.
“Ekspertët më të mirë do të ishin nga vendet që i kanë provuar dhe i provojnë vazhdimisht tërmetet, sepse ata kanë eksperiencë në këtë fushë. Unë mendoj që tonin këtu duhet ta japin ekspertët vendas dhe grupi duhet të jetë i përbashkët. Jo njerëz pa eksperiencë”, tha Luljeta Bozo.
Një faktor tjetër që ka ndikuar në dëmtimin serioz të ndërtesave sipas profesoreshë Bozos është edhe mungesa e projekteve të mirëfillta pasi ka dhe shtëpi pa themele.
“Ndërtimet që janë bërë pa projekt dhe pa specialistë. Ndërtimi qoftë i një ndërtese 1 katëshe, është një problem teknik dhe nuk mund të zgjidhet nga njerëz që janë profanë. Njerëzit janë të papërgjegjshëm, kanë ndërhyrë në ndërtim, kanë prishur themelet, kanë hequr muret dhe ajo ndërtesë ka pësuar dëmtime”, u shpreh më tej Bozo.
Por si duhet ndërhyrë në ndërtesat që tashmë kanë pësuar krisje dhe dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit?
“Mos bëjmë arna për ato që janë në fund të jetës. Çdo objekt ka jetëgjatësinë e vet. Të vjetër dhe me tulla të vjetruara, nuk duhen bërë arnime, është më mirë të riorganizohet zona”, tha Bozo./abcnews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa