LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e OKB-së po kërkojnë hetime ndërkombëtare për helmimin e Navalnyt

Ekspertët e OKB-së po kërkojnë hetime ndërkombëtare për helmimin e Navalnyt

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut bënë thirrje të hënën për një hetim ndërkombëtar mbi helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe thanë se provat e deritanishme sugjerojnë që zyrtarët e qeverisë ruse “ishin shumë të përfshirë”.

Helmimi ishte pjesë e një trendi vrasjesh të paligjshme dhe përpjekjesh për vrasje nga kritikët brenda dhe jashtë vendit, të dizajnuara për të dërguar një “paralajmërim ogurzi”, tha Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB-së për ekzekutime jashtëgjyqësore, të drejtpërdrejta ose arbitrare dhe Irene Khan, një eksperte e OKB-dë për lirinë e mendimit dhe shprehjes.

Navalny, 44 vjeç, u sëmurë në Siberi dhe u transferua në Gjermani, e cila tha se kishte gjetur prova se ishte helmuar nga një agjent nervor i ndaluar, raporton reuters.


Rusia mohon ndonjë rol në sëmundjen e tij dhe thotë se nuk ka parë asnjë provë që ai është helmuar.

Pas një shërimi pesë-mujor në Gjermani, Navalny u kthye në Rusi në janar. Ai u arrestua në mbërritje dhe u dënua me dy vjet e gjysmë burg për shkelje të dispozitave të një dënimi me kusht me burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori