Me vendim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, vendi këtë të hënë është në ditë zie shtetërore, pas aksidentit me autobus në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 u lënduan. Autobusi me targa të Kosovës kishte dalë nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brod, mëngjesin e së dielës, me pasagjerë që ishin bashkatdhetarë të cilët po udhëtonin në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.
Pas këtij aksidenti, është arrestuar shoferi i autobusit nën dyshimin se i njëjti ka drejtuar automjetin në mënyrë jo të duhur. Autoritetet kroate kanë deklaruar se shoferi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, ka thënë se gjatë vozitjes ka rënën në gjumë për një moment.
Ekspertë të komunikacionit thonë se kompanitë e transportit duhet të organizojnë punën dhe oraret e shoferëve në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla.
Aksidenti duhet t’u shërbejë operatorëve të transportit për të rritur standardet e ofrimit të shërbimeve duke ofruar siguri më të madhe për udhëtarët, thotë eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi.
Ai thekson nevojën për respektim të kritereve për shoferët që transportojnë udhëtarë, duke përmendur pushimin jo më pak se 45 minuta pas 5 orësh vozitje.
“Kompanitë e transportit duhet të organizojnë punën e shoferëve në atë mënyrë që t’i lejojë ata që të kalojnë të paktën një periudhë të rregullt pushimi javor brenda secilës periudhë prej 4 javësh radhazi. Drejtuesit e mjeteve duhet të jenë në gjendje të bëjnë pushimin e tyre 45-orësh në javë në një strehim të përshtatshëm miqësor duke bërë pushim dhe gjumë të rehatshëm në kushte akomodimi larg kabinës së automjetit, kostoja e së cilës duhet të plotësohet nga kompania e transportit si punëdhënës. Sikurse çdo herë edhe kësaj radhe vdekja dhe lëndimi i qytetarëve tanë duhet të ju shërbejë operatorëve të transportit për të rritur standardet e ofrimit të shërbimeve duke ofruar siguri më të madhe të udhëtimit për të gjithë”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.
Krasniqi thotë se duhet të plotësohen këto kritere: ngarkesa maksimale e punës të shoferëve të autobusëve, rrjedhimisht koha e ngasjes ditore prej 9 orësh, mund të zgjatet në 10 orë por jo më shumë se dy herë në javë; ngarkesa maksimale e kohës së ngasjes javore është 56 orë; pas ngasjes për një periudhë prej 4.5 orësh, një shofer duhet të bëjë një pushim të pandërprerë jo më pak se 45 minuta; një pushim minimal ditor prej 11 orësh, i cili mund të reduktohet në 9 orë, por jo më shumë se tre herë midis çdo 2 periudha pushimi javorë; një periudhë të rregullt pushimi javor me minimum 45 orë dhe një periudhë të zvogëluar të pushimit javor prej minimumi 24 orë.
Ndërsa, Unioni i Turizmit ka kërkuar prej kohesh standardizimin e sektorit e sidomos tek pjesa e Agresioneve turistike ku bëjnë pjesë edhe agjensionet transportuese.
Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti thotë se nevojitet që të ketë inxhinierë të komunikacionit në sektorin e transportit.
“Te sektori i transportit, të ketë inxhinier të komunikacionit që e menaxhon atë sektor, dhe njëkohësisht duhet të kemi kujdes për shkak se lodhja, siç është cekur edhe në raportin e ekspertit kroat, lodhja mund ta bëjë të vetën, dhe janë edhe shumë faktor të tjerë që ne duhet të punojmë shumë si institucione, si ministri, që qoftë me ligje, qoftë me rregullore të ndryshme t’i standardizojmë dhe t’i rregullojmë këto çështje njëkohësisht edhe pjesa e policisë dhe inspektoratit të jenë shumë rigoroz, sidomos në pjesën e transportit ku kemi të bëjmë me transportin e 50,60 ose siç ishin 69 pasagjerë në atë autobus”, thotë Hoti për KosovaPress.
Ndërsa zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i pyetur rreth mbikëqyrjes së kompanive që transportojnë udhëtarët, i tha KosovaPress-it të kontaktojë Departamentin e Infrastrukturës Rrugore, por të njëjtit thanë se për këtë duhet të pyetet Inspektorati. E këta të fundit nuk ishin të qasshëm.
Të lënduarit në aksidentin e djeshëm po marrin trajtim mjekësor në shtetin kroat, derisa shoferi i autobusit është marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit atje, dhe pritet që nesër përsëri të dalë para prokurorisë ku do të vendoset për paraburgim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?