Super-ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është në negociata të avancuara për një kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, që pritet të jetë më e shtrenjta ndonjëherë në historinë e futbollit.
Drejtuesit e Realit dhe përfaqësuesit e Ronaldos janë duke biseduar për një kontratë pesëvjeçare që do të vlejë 155 milionë euro, teksa portugezi do të fitonte 15 milionë euro neto në vit, pas taksimit.
Ronaldo i cili ka shënuar 201 gola në 199 ndeshje në katër sezonet e tij të fundit në Santiago Bernabeu, i alarmoi të gjithë të enjten e kaluar kur në faqen e tij zyrtare në Facebook shkroi: “Të gjitha lajmet për rinovimin tim me Real Madridin janë false”. Sidoqoftë, disa ditë më parë ai tha se e ka ndërmend të qëndrojë te gjiganti spanjoll edhe pasi t’i përfundojë kontratë në vitin 2015.
Pas fitores së Portugalisë 1-0 ndaj Rusisë javën e kaluar, Ronaldo tha: “Nuk kam biseduar me askënd ende, por unë e di se do të arrijmë marrëveshje për një kontratë të re. Gjëja më e rëndësishme për momentin është kombëtarja”. Ai gjithashtu bëri të ditur se e ardhmja e tij nuk ka të bëjë aspak me largimin e trajnerit, Jose Mourinho, duke thënë: “Nuk më intereson se çfarë bën Mourinho, mua më intereson vetëm Real Madridi dhe e ardhmja ime”. Marrëdhëniet mes kësaj dyshe që më parë ishin të shkëlqyera, u prishën muajve të fundit pasi Mourinho ia ndërroi pozitën Ronaldos gjatë ndeshjes kundër Valencias në janar.
Gjendja e Ronaldos ka ndryshuar prej kohës kur ai e shprehi pakënaqësinë e tij në fillim të kampionatit, kur ai ishte i frustruar me mosmbështetjen e tifozëve të klubit për Topin e Artë, gjithashtu pati mosmarrëveshje edhe me Marcelon, e po ashtu edhe klubi asokohe nuk dëshironte të diskutonte për një kontratë të re.
Reali nënshkroi me Ronaldon për një shumë rekorde (94 milionë euro) në vitin 2009. Ai për momentin fiton 10 milionë euro në vit neto, pas taksimit.
Kur Ronaldo erdhi në Spanjë ende ishte në fuqi ligji i ashtuquajtur “Ligji i Beckhamit”, i cili i lejonte të huajt që kanë jetuar më pak se 10 vite në Spanjë e që fitonin më shumë se 120 mijë euro për vit, të paguanin një taksë më të vogël, rreth 23% e jo të zakonshëm prej 45%. David Beckham ishte ndër të parët që e shfrytëzoi këtë ligj pasi erdhi te Reali nga Manchester Unitedi në vitin 2003.
Sidoqoftë, qeveria e Spanjës e ka ndryshuar tani këtë ligj dhe nëse Ronaldo nënshkruan kontratë të re, ai do të duhet t’i ndajë 52% të pagës së tij vjetore për taksa. Kështu që, Reali duhet t’i ofrojë tani atij një pagë vjetore prej 31 milionë eurove në mënyrë që t’ia paguajë portugezit 15 milionë euro neto për vit, shumë të cilën ai e ka kërkuar.
Sido që të jetë, Reali është në dijeni për rëndësinë e mbajtjes së Cristianos. Klubi nga kryeqyteti spanjoll e humbi Neymarin së fundmi, teksa duken të frustruar në ndjekjen e dyshes së Dortmundit, Ilkay Gundogan dhe Robert Lewandowski. Shënjestrat e mëparshme, si Sergio Aguero dhe Radamel Falcao, gjithashtu nuk do të vinë në klub, teksa Gareth Bale është i shtrenjtë, e sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, cilësohet gjithashtu i shtrenjtë nga bordi madrilen. Dhe, kështu, rinovimi me Ronaldon ka rëndësi më të madhe.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka shprehur dëshirën që projektin e ri të klubit ta ndërtojë rreth sulmuesit portugez. “Dua ta ndërtoj Real Madridin rreth Cristiano Ronaldos. Dhe, dua që Cristiano të bëhet lojtari më i paguar në botë”, kishte deklaruar një muaj më parë presidenti.
Reali është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e pagës së Ronaldos dhe ta bëjë portugezin përfitues më të madh se Lionel Messin, i cili te Barcelona fiton rreth 13 milionë për vit para bonuseve dhe Falcaos i cili fiton 14 milionë për vit te Monaco. Samuel Eto’o fiton 20 milionë për vit te Anzhi Makhachkala, edhe pse kamerunasi ka kontratë trevjeçare dhe pakoja totale e tij do të tejkalohet nga kontrata e re Ronaldos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin – situata para ndeshjeve të fundit
Juventus bën një tjetër goditje – Renato Veiga vishet bardhezi
Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona është në rrugën e duhur që të sigurojë të ardhura prej 50 milionë euro nga Liga e Kampionëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar