LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale, merr detyrën kryetari i ri i parë i zgjedhur

Zgjedhjet lokale, merr detyrën kryetari i ri i parë i zgjedhur

Sot edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës, nga kryetari Ragip Begaj, te kryetari Ekrem Kastrati.

Në këtë ceremoni, kryetari Begaj, ja ka dorëzuar mandatin kryetarit Kastrati dhe njëherë i ka uruar suksese në drejtimin e Malishevës, për katër vitet e ardhshme.

Me rastin e dorëzimit të mandatit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka uruar kryetarin Ekrem Kastrati duke  thënë se e dorëzon me vullnet këtë detyrë dhe është i lumtur, pasi e dorëzon në duar të sigurta.


“ Urime. Ishalla ke fat e shëndet dhe uroj të uroj shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Jam shumë i lumtur pasi po e dorëzoj me vullnet detyrën e kryetarit”, ka thënë Begaj me këtë rast.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për punën e bërë në tetë vite të qeverisjes së Komunës së Malishevës.

“Kryetar, faleminderit shumë për punën dhe angazhim tuaj. Mirënjohje dhe respekt për punën bërë në tetë vite qeverisje, një qeverisje e jashtëzakonshme dhe shembull për të gjithë në nivel vendi. Jam i lumtur që e marr mandatin nga ju, nga një kryetar që me punën e tuaj, e keni rreziku edhe shëndetin në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Ne me përkushtim të madh do të vazhdojmë projektet që ju keni nisur, dhe do të hapim një kapitull të ri, për realizimin e projektit për Malishevën urbane”, ka thënë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti, me rastin e pranimit të detyrës së kryetarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori