Para një muaji, në Kosovë janë futur disa maune me vaj që përmbajnë materie të rrezikshme kimike. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për kthimin e tyre në vendin e origjinës – Iran, ato u vendosën në Mitrovicë.
Tre policë kishin kërkuar ndihmë mjekësore nga ndikimi i tërthortë (vetëm pse ishin në përcjellje të atyre maunave) i atyre materieve helmuese 50 herë më shumë se që është e lejuar me norma.
Kaloj një kohë dhe u krijua bindja se materiet e importuara ishin asgjësuar sipas premtimeve të dhëna nga Qeveria. Por ja, tani shpërthyen protestat e qytetarëve me parullat:
"Nga veriu po na dëbojnë, në jug po na helmojnë", "Nëntë vjet manipulim, tash edhe helmim", "Më 1990 na helmoi Serbia, më 2008 Qeveria", "Stop eksperimentimit me shëndetin dhe jetën e mitrovicasve sikur të ishin minj laboratorikë", etj.
Është irrituese neglizhenca e Qeverisë, e sidomos Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Kuvendit Komunal të Mitrovicës që e ndajnë shqetësimin së bashku me popullatën, ndërkohë që komandanti i stacionit policor në jug të Mitrovicës u shpreh se janë marr masat e nevojshme që të mos bllokohet komunikacioni! (për shkak të protestave).
Origjina e fajit gjendet tek Shërbimi Doganor i UNMIK-ut (SHDU) që nuk e ka bërë kontrollin e materieve dhe ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë. Sikur ky problem të ndodhte në ekonomitë tjera të hapura të tregut, padyshim se do të merreshin masa ndaj zyrtarëve doganorë.
Në Kosovë ende nuk janë marr masa ndaj zyrtarëve përgjegjës për kontrollin e mallrave të importuara në sasi të panjohura dhe me afat të skaduar. Rasti i helmeve është edhe më serioz. Le të merr mirënjohje SHDU për punën e tij dhe le të mburret me to!
Shteti i ri ose duhet ta kryejë punën e tij në ekonominë e tregut sikur shtetet tjera, ose së paku të mos na helmojë. Shtetit tonë duhet t’i bëhet e qartë se ekonomia e hapur e tregut funksionon në bazë të rregullave, standardeve, kontrolleve të rrepta dhe sanksioneve të domosdoshme kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Përndryshe, shteti nuk ka nevojë të ekzistojë.
A t’ia lëmë çdo gjë "tregut të lirë dhe të hapur" nën supozimin se e tërë popullsia e botës është racionale me veprimet e saj? Nuk është ide e keqe. Nëse na sjellin helme, atëherë do të jemi në gjendje të prodhojmë armë kimike, por me kusht që ato t’i shesim në shtetet tjera nëse e kanë "tregun e lirë dhe të hapur"!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje