Komiteti i Zhvillimit Ekonomik dhe Agrikulturës (KZHEA) ka miratuar raportet e punës së drejtorive përkatëse për periudhën janar-mars të këtij viti, duke i nxitur ato që të vazhdojnë me këtë ritëm, për të tërhequr sa më shumë investime e subvencione për sektorët e ekonomisë dhe të bujqësisë, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror e familjar.
Jehona Hyseni, kryesuese e KZHEA-së, ka thënë se puna e këtyre dy drejtorive ndikon në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor, që janë fusha me mundësitë mëdha edhe për punësim, duke kërkuar që në grantet e bujqësisë të përfshihen sa më shumë fermerë që është e mundur.
Raportin për bujqësi e ka paraqitur drejtori Ramiz Ramadani, i cili ka thënë se gjithë stafi i kësaj drejtorie është angazhuar në kompletimin e projektet e parapara për vitin 2015 dhe i ka dorëzuar ato në Ministrinë e Bujqësisë. Ai beson se fermerët e Gjilanit, sivjet do të përfitojnë subvencione e grante mbi 1 milion e 140 mijë euro.
Ramadani ka prezantuar shifrat edhe për investimet e kryera në këtë tremujor, siç ishte projekti i shpërndarjes së 15 spërkatëse të pemëve, ndërkaq në përfundim e sipër janë procedurat për disa programe të tjera, ku kanë aplikuar fermerët.
Gjilani është njëra prej komunave që është përzgjedhur edhe në programin e EURED-it për zhvillimin e agrobiznesit, ku do të përfitojë një numër i fermerëve, ka thënë Ramadani, i cili pastaj është përgjigjur edhe në pyetjet e anëtarëve të KZHEA, Bashkim Shala, Agron Shurdhani e HevziXhelili, rreth çështjeve të bujqësisë.
Ndërkaq, raportin për Zhvillimin Ekonomik e ka paraqitur drejtori IsmailJanuzi, i cili ka thënë se gjatë kësaj periudhe, interesim i veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me donatorët, qeverinë, Agjensinë për Zhvillim Rajonal (RDA) si dhe organizata tjera lokale, me qëllim të ngritjes së nivelit të zhvillimit ekonomik lokal në komunë, përmes përkrahjes së biznese të vogla e të mesme, që të aplikojnë në programet e ndryshme të granteve.
Zyra për Eficencë të Energjisë ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi përfinancimin e aktiviteteve në vlerë prej 40.000 euro, për implementimin e strategjisë për energji, që financohet nga GIZ dhe SDC.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka aplikuar në programin “Soft Loan Projekt” që përfshin infrastrukturën publike, me fokus të veçantë kanalizimet dhe trajtimin e ujërave të zeza.
DZHE gjatë këtij tremujori ka bashkëpunuar me Agjensinë për Zhvillim Rajonal (RDA), Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane, për organizimin e konferencës së donatorëve, e cila është mbajtur me 4 mars, ku 11 komuna të regjionit kanë paraqitur para komunitetit ndërkombëtar projektet e tyre.
“Komuna e Gjilanit ka aplikuar me katër projekte – ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, vlera 14,700,000 euro, ndërrimin e gypave kryesor të ujësjellësit dhe rrjetit shpërndarës, vlera 4,986,000euro, ndërtimin e parkut industrial në lokacionin ‘Gllama’, vlera 2,170,020 euro dhe ndërtimin e objektit të Administratës Komunale, vlera 2,564,452 euro”, ka thënë Januzi.
Ai ka prezantuar edhe programet tjera, duke nënvizuar atë me GIZ-in, për hartimin e planit komunal për menaxhimin e mbeturinave, që do të fillojë si pilot-projekt në shkolla dhe institucione komunale, pastaj projektin për tregun e gjelbër, projektet e BE-së në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar, projektet e Komisionit Evropian dhe të donatorëve tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët